Pas një mosmarrëveshje rreth pajisjeve më të cilat po stërviteshin, dy gra rrihen në një palestër fitnesi në Brazil

Life style

Pas një mosmarrëveshje rreth pajisjeve më të cilat po stërviteshin, dy gra rrihen në një palestër fitnesi në Brazil

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 19:00
Pamje nga video

Një mosmarrëveshje mes dy grave në një palestër fitnesi u shndërrua në një rrahje masive, shkulje flokësh e grushtime në kokë.

Në videon amatore të filmuar në qytetin Goiania në pjesën qendrore të Brazilit, dy gra – njëra e veshur me ngjyrë kafe e tjetra me të verdhë – mund të shihen duke goditur njëra-tjetrën, derisa gruaja e tretë tenton t’i qetësojë.

Derisa intensifikohej rrahja, gratë fillojnë t’ia shkulin njëra-tjetrës flokët – e dy burra intervenojnë krejt në fund për t’i dhënë fund gjithçkaje.

Gjithçka ndodhi të hënën në palestrën Bluefit, kur njëra akuzoi tjetrën për marrjen pa leje të pajisjeve me të cilat po stërvitej.

Pas disa sekonda sharje e shtyrje – eskaloi situata dhe filluan grushtet e shqelmat mes njëra-tjetrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat