10 justifikimet (qesharake) që burrat përdorin për të dalë nga një marrëdhënie

Life style

10 justifikimet (qesharake) që burrat përdorin për të dalë nga një marrëdhënie

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 20:30
Ilustrim

Nuk është e vërtetë që meshkujt nuk dinë t’i japin fund një marrëdhënieje. Kur një histori nuk funksionon, atë dinë të largohën. Vetëm se e bëjnë në mënyrën e tyre, dhe ndonjëherë, jo me sinqeritetin që çdo grua meriton.

Nuk është e vërtetë që burrat janë të vështirë apo sipërfaqësorë. Meshkujt përfshihen në një lidhje me gjithë energjitë, ashtu si vajzat. Vetëm se më vonë ndodh diçka, nuk dihet se çfarë dhe ata të heqin dorë. Dhe pikërisht në atë moment kur ju prisni t’ju sistemohen gjërat, ata ju thonë se nuk duan ta vazhdojnë më dhe nuk përdorin fjalët që kanë në kokë, por arsyetimet më absurde.

Më poshtë do të lexoni 10 frazat më të paarsyeshme, më të palogjikshme, të çmendura  që shumë burra i përdorin për të mbyllur një lidhje…

1. Nuk dua të të shkatërroj jetën

Kjo do të thotë se po i ushtroni një presion të fortë atij. Ok, keni një marrëdhënie intime, por mjaftueshëm intime sa për të kaluar natën së bashku dhe jo gjithë jetën.

2. Nuk të jap dot gjithë vëmendjen që meriton

Ose e thënë ndryshe, problemi nuk je ti, jam unë. Që nuk do të dukej gënjeshtër kaq e madhe nëse nuk  do të aludohej që ju do të ishit aq e jashtëzakonshme sa jeni…përndryshe nuk do t’ju kishte lënë.

3. Kam një të shkuar të ngatërruar me këto histori

D.m.th kam një të shkuar të errët dhe preferoj ta errësoj më shumë me një mister të tillë se sa ta rregulloj këtë gjë…Shumë dëshpëruese!

4. Nuk jam mjaftueshëm për ty

Ky është sidomos, justifikim tipik i atyre që punojnë në mjedise hiper-konkurruese dhe janë mësuar  të mos kënaqen kurrë.

5. Të kam llastuar shumë

Kjo do të thothë, më mungon shumë futbolli, dehjet me miqtë, të parit ndeshje të dielën pasdite dhe gjithë javën. Pra, thjesht u lodha nga ne.

6. Stabiliteti nuk është pjesë e jetës sime

E thënë ndryshe, stabiliteti që më ofron mami im është më i lehtë dhe më i sigurt se ai që mund të krijonim së bashku, me bashkëpunim dhe sakrifica. Nuk është se unë nuk dua…jam thjesht dembel.

7. Kam tendencë të zhdukem herë pas here

Kjo do të thotë që më pëlqen shumë, por në të njëjtën kohë jam vetëm dhe nuk mund ta konceptoj se si dikush tjetër të hyjë

8. E kam të vështirë të besoj

Kjo do të thotë që ti je e para dhe me shumë mundësi do të jesh e fundit, kështu që unë nuk ia kam idenë se si trajtohet një femër, prandaj jam në vështirësi të madhe.

9. Nuk e di, nuk kam shpjegime

Pra, në të shkuarën jam kënaqur shumë, vazhdoj të kënaqem dhe tani nuk është se nuk dua ta bëj, por nuk jam gati të them ‘Po, dua”. Pra, jam mirë me ty, por kur jam me ty më duket…boh!

10. Është momenti i gabuar

Ose ndryshe, nuk më pëlqen fare. Nuk është problemi tek ne, por thjesht jemi takuar në momentin e gabuar. Gjepura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat