Shtatzënitë shpesh shoqërohen me kuriozitet të madh për gjininë e foshnjës
Midis metodave të shumta që qarkullojnë, teoria e Ramzi-t pretendon se mund ta parashikojë seksin e foshnjës që në javën e 6-të përmes vendndodhjes së placentës në një eko të hershme.
Çfarë është teoria e Ramzi-t?
Teoria e Ramzi-t sugjeron se vendndodhja e placentës në barkun e nënës mund të tregojë nëse foshnja është djalë apo vajzë.
Nëse placenta zhvillohet në anën e djathtë të mitrës, sipas teorisë, ka më shumë gjasa të jetë djalë, ndërsa nëse është në të majtën, ka mundësi të jetë vajzë.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se kjo metodë nuk ka baza shkencore të provuara.
Edhe pse disa njerëz pretendojnë se metoda është deri në 97% e besueshme duke marrë për bazë një numër të madh ekografish, studime të ndryshme kanë hedhur poshtë lidhjen mes pozicionit të placentës dhe seksit të foshnjës.
Si mund ta provoni për argëtim?
Nëse jeni kurioze, mund të provoni teorinë e Ramzi-t në këtë mënyrë:
* Pasi të bëni ekon e parë (zakonisht rreth javës së 6-të ose 8-të), pyesni mjekun për vendndodhjen e placentës.
* Mbani mend që në fazat e hershme të shtatzënisë, placenta mund të mos jetë formuar plotësisht dhe të jetë e vështirë për t’u dalluar.
Ka shumë grupe online ku mund të ndani foton e ekos dhe të kërkoni mendime nga të tjerë që ndjekin metoda të ngjashme të parashikimit. Por, sigurohuni që këto metoda t’i konsideroni vetëm si argëtim.
Si mund ta mësoni me siguri gjininë e foshnjës?
Nëse dëshironi të mësoni gjininë e foshnjës me siguri, mund të prisni për ekon e mesit të shtatzënisë (zakonisht midis javës së 18-të dhe 22-të), kur organet janë mjaftueshëm të zhvilluara për t’u parë.
Mënyra të tjera më të hershme për zbulimit e shtatzënisë janë testet prenatale të cilat kryhen me një kampion gjaku të nënës që nga java e 10-të e shtatzënisë.
Ndërkohë, nuk mungojnë metoda të tjera argëtuese dhe kreative për të parashikuar seksin e foshnjës, që e bëjnë pritjen akoma më emocionuese!