Dashi
Edhe pse në shumë momente do jeni të dyzuar gjatë kësaj dite dhe nuk do dini nga të ecni, do arrini më në fund të gjeni zgjidhje. Me Merkurin në anën tuaj, ju të dashuruarit do e keni më të lehtë t’i shprehni ato që ndjeni. Pritet që dita e sotme të jetë premtuese dhe të kaloni momente emocionuese. Ju beqarët do jeni mjaft tërheqës dhe joshës. Në këtë mënyrë do e keni të lehte të bëni për vete cilindo që do iu pëlqejë. Në punë më mirë tregohuni të duruar sepse përndryshe rrezikoni të bëni gabime të pafalshme. Mendoni më shumë për të ardhmen. Në planin financiar do jeni të frymëzuar dhe do i vendosni gjërat në vijë. Bravo për vendosmërinë.
Demi
Dashuria dhe puna do jenë motorët kryesorë që do ju ndihmojnë të ecni përpara sot. Kushtojuni rëndësinë e duhur atyre në mënyrë që mos keni asnjë lloj problemi. Nëse keni kohë që jeni në një lidhje duhet të tregoheni vigjilentë. Dikush do mundohet t’ia prishë mendjen partnerit tuaj dhe t’ua marrë. Kujdesuni edhe pak për pamjen e jashtme. Ju beqarët do bëni mirë të qëndroni edhe sot vetë. Mundësitë për të krijuar lidhje nuk do jenë të favorshme. Në punë pas shumë përpjekjesh dhe peripecish do e gjeni më në fund çelësin që hap portën e suksesit dhe do ndiheni më të qetë se kurrë. Dielli do iu ndihmojë ta stabilizoni buxhetin. Më në fund do jeni të qetë në këtë plan.
Binjakët
Nën ndikimin e madh të Diellit dhe Saturnit, sot do jeni më tolerantë dhe do i lejoni të tjerët të flasin për atë që duan. Perspektivat në planin sentimental do jenë të mira për ju të dashuruarit. Do ndiheni të mbrojtur pranë partnerit dhe do dashuroni ashtu si e ndjeni. Shfrytëzojeni ditën. Ditë mjaft e bukur kjo e sotmja edhe për ju beqarët. Do keni takime të shumta me personat që iu pëlqejnë. Në punë mund t’iu delegohet një detyrë e re që do ju bëjë privilegjojë. Vërtet do keni përgjegjësi më të mëdha, por edhe përfitimet dhe kënaqësitë do shtohen. Në planin financiar duhet të pakësoni me patjetër shpenzimet sepse po vazhduat kështu do keni probleme.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do analizoni me kujdes çdo gjë dhe nuk keni për të pasur aspak situata delikate. Ju të dashuruarit do ndieni një nevojë të madhe për të dashuruar në mënyrë pasionante. Flisni me partnerin për këtë sepse ai edhe mund t’ua plotësojë dëshirën. Ju beqarët do jeni më të qartë për ato që do doni të bëni. Edhe pse do keni disa takime, mundohuni t’i merrni gjërat shtruar. Në punë do jeni më dinamikë dhe më të motivuar. Strategjitë e përdorura kohët e fundit do japin rezultatet e tyre dhe suksesi do jetë i garantuar. Ndikimi i planetëve në sektorin e financave do jetë pozitiv. Më në fund do arrini ta ekuilibroni buxhetin.
Luani
Sot do i jepni më shumë prioritet jetës tuaj dhe momentet e gëzuara do ju shoqërojnë gjithë kohës. Klima për ju që jeni në një lidhje do fillojë të përmirësohet goxha. Do vendosni sërish komunikimin me partnerin dhe gjërat do kthehen në normalitet. Rrethanat do favorizojnë takimet edhe për ju beqarët. Mos i humbni mundësitë e mira që do iu jepen. Në punë duhet të keni më shumë besim tek kolegët sepse vetëm duke bashkëpunuar me ta mund t’ia dilni. Për të thënë të vërtetën vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm dhe mos shpenzoni pa u menduar. Prisni sa të stabilizohet më shumë situata para se të veproni.
Virgjëresha
Falë Plutonit dhe Hënës që do ndikojnë njëkohësisht në jetën tuaj, sot do e lini veten më të lirë dhe do bëni vetëm ato që do ndieni. Merkuri do iu ndihmojë ju të dashuruarve t’ia kaloni më së miri me partnerin tuaj dhe t’i shprehni ndjenjat sa më shumë. Shfrytëzojeni ditën sa të mundni. Nëse jeni beqarë me shumë gjasë do realizoni më në fund takimin që aq shumë kishit pritur. Në punë duhet të tregoheni më të sinqertë me kolegët dhe duhet t’iu besoni atyre. Keni për ta parë se gjërat do ju ecin edhe më mirë në këtë mënyrë. Në planin financiar, me shumë se kurrë do merreni me organizimin e buxhetit. Vazhdoni në këtë rrugë sepse do e stabilizoni atë më parë nga sa e kishit imagjinuar.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do reflektoni gjatë dhe do gjeni rrugën e duhur që duhet të ndiqni. Hëna do ua ndriçojë mendimet. Nëse jeni në një lidhje do kaloni momente pasiononte dhe të zjarrta pranë të dashurit të zemrës. Edhe nëse keni pasur debate do i sqaroni dhe do ndiheni më të qetë. Pritet që jeta sentimentale për ju beqarët të shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Pas kaq kohësh do mund të keni takimin që kishit ëndërruar prej kaq shumë kohësh. Ne punë do jeni shumë luftarakë dhe do arrini të përmbushni çdo qëllim që do i vini vetes. Ritmi do jetë më i përshpejtuar. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme që do sjellin përfitime brenda një afati të shkurtër.
Akrepi
Duke qenë se Hëna dhe Marsi do jenë në kundërshtim me njëra tjetrën gjatë kësaj dite, ka rrezik që gjërat t’iu bëhen edhe më të vështira. Ka mundësi të jeni në stolin e të akuzuarit. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik të kaloni një krizë të vështirë dhe do hezitoni të merrni vendime. Nëse mendoni se bëhet fjalë thjesht për disa keqkuptime, disa fjale tek veshi apo një dhuratë e bukur mund ta përmirësojë situatën. Ju beqarët do keni një ditë paqëndrueshme dhe do bëni mirë të mos dilnin nëpër takime. As në punë gjërat nuk do ju ecin mirë. Shefat do ju kritikojnë dhe nuk do merrni dot as shpërblimin e premtuar. Në planin financiar mund të përballeni me disa probleme. Tregohuni shumë të matur.
Shigjetari
Planetët do ju ndihmojnë të mbani larg konfliktet gjatë kësaj dite ose t’i përballoni me sukses ato që nuk do i shmangni dot. Me në fund klima në jetën tuaj në çift do fillojë të ngrohet. Do e keni më të lehtë të flisni lirshëm me partnerin dhe do kuptoheni më mirë me të. Ju beqarët do keni një takim eksitus i cili edhe mund t’ua ndryshoje jetën. Shfrytëzojeni ditën sa më shumë që të mundni. Në punë do jeni shumë më të zotët dhe do bëni çdo që mundeni për të arritur rezultatet që presin eprorët. Mundet të rrini edhe më gjatë në zyrë. Në planin financiar do menaxhoni çdo gjë me kujdes dhe do arrini të vendosni ekuilibrin. Iu lejohet edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Bricjapi
Për ta kaluar ditën sa më mirë duhet të bëni pak më shumë durim sot dhe të ruani optimizmin. Për ju të dashuruarit kjo ka për të qenë një nga ditët më të bukurat në planin sentimental. Dashuria do shkojë më së miri dhe do kaloni mjaft momente të lumtura. Shfrytëzojeni ditën sa të mundni. Ju beqarët nuk duhet të kërkoni perfeksionin, por duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për takime. Në punë do korrni ato që keni mbjellë. Në fakt situata do jetë në favorin tuaj dhe do keni më shumë besim se në të ardhmen gjithçka do shkojë akoma më mirë. Financat në përgjithësi do jenë të mira. Vazhdoni ta menaxhoni në këtë mënyrë buxhetin dhe nuk do pendoheni.
Ujori
Gjatë kësaj dite do mundoheni të jeni më shumë në pozicionin mbrojtës dhe nuk do lejoni të tjerët t’ua prishin qetësinë. Nëse jeni në një lidhje mundohuni ta ndryshoni sa më shpejt rutinën e jetës nëse nuk doni që të keni probleme me partnerin. Do mërziteni duke bërë çdo ditë të njëjtat gjëra dhe nuk do ndiheni të kënaqur. Për ju beqarët nuk do jetë aspak ditë e përshtatshme për të filluar një lidhje kështu që prisni edhe pak. Në punë nuk do i keni marrëdhëniet e mira me kolegët dhe do rrethoheni gjithë kohës nga armiq. Për ju nuk ka për të qenë aspak një ditë e lehtë. Në planin financiar duhet ta rregulloni sa më parë situatën. Mundësitë do jenë të mira kështu që duhet të përfitoni sa të mundeni.
Peshqit
Ka shumë mundësi që gjatë kësaj dite të tregoheni të pamatur dhe të prekni tema që nuk do duhej. Nëse jeni në një lidhje do e keni të vështirë të merrni vendime për të ardhmen. Flisni me partnerin dhe mendoni se bashku për hapat që do hidhni. Kjo do jetë zgjidhja më e mirë. Ju beqarët nuk do dëshironi të krijoni një lidhje sepse do ndiheni më së miri ashtu si jeni. Në fakt disa mundësi të mira do iu ikin nga duart dhe do pendoheni për këtë. Në punë do keni rivalitet të fortë dhe xhelozi me shumicë. Sado që të luftoni nuk keni për të arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Në planin financiar mos filloni operacione të mëdha sepse do humbni më shumë sesa do fitoni.