Si pjesë e procesit të plakjes, rrudhat formohen aty ku lëvizja e muskujve është e shpeshtë. Ato janë gjithashtu rezultat i zvogëlimit gradual të fibrave që sigurojnë strukturë të butë dhe të ngushtë të lëkurës.
Këto janë disa nga shkaqet kryesore të rrudhave të fytyrës:
Lëkura fillon të plaket
Kur plakemi, qelizat e lëkurës ngadalësohen, shtresat e sipërme dhe të mesme të lëkurës fillojnë të hollohen. Dermisi ose shtresa e mesme ka shumë fibra të elastinës dhe kolagjenit të cilat i japin lëkurës qëndrueshmërinë e saj. Me kalimin e moshës, ky rrjet i fibrave lirohet dhe shkakton rrudha.
Pirja e duhanit
Lëkura, duke qenë organi më i madh në trup, rigjeneron veten gjatë gjithë kohës. Kolagjeni i vjetër prishet dhe kolagjeni i ri zë vendin e tij. Një nga efektet anësore të pirjes së duhanit, sipas studiuesve, është prodhimi i zvogëluar i kolagjenit të ri. Mungesa e kolagjenit të ri shkakton edhe rrudha.
Dëmtimi nga rrezet e diellit
Një nga shkaqet kryesore të rrudhave është ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, të cilat mund të çojnë në plakje të parakohshme. Rrezet e diellit prishin fijet e kolagjenit dhe çojnë në prodhimin e një enzime të quajtur “metalloproteinase”, e cila ribën kolagjenin.
Gjatë procesit, disa fibra të shëndetshme të kolagjenit dëmtohen, duke rezultuar në formimin e çorganizuar të fibrave. Pra, kur ky proces i rindërtimit i paorganizuar ndodh në mënyrë të përsëritur për shkak të ekspozimit në diell, duke bërë kështu që të formohen rrudhat.
Por a ka ndonjë mënyrë për heqjen e rrudhave nga fytyra?
Ekzistojnë disa opsione jo-kirurgjikale, për ata që duan të minimizojnë shfaqjen e rrudhave në fytyrë.
Vitamina C
Vitamina C, me përmbajtjen e saj të lartë të antioksidantëve, të cilat janë derivate të Vitaminës A, zakonisht gjenden në shumicën e kremrave kundër plakjes. Është vërtetuar që aplikimi i rregullt i një kremi që përmban retinol dhe vitaminë C, zvogëlon shfaqjen e rrudhave pasi retinoidet rrisin prodhimin e kolagjenit.
Parandalimi
Parandalimi është mënyra më e mirë për të mbajtur larg rrudhat. Nëse filloni një regjim të kujdesit për lëkurën kur jeni në të 20-at, mund t’i shihni rezultatet edhe tre dekada më vonë. Përbërësit natyralë dhe disa vajra thelbësorë, janë mënyra më e mirë për t’u dukur më të rinjë.
Masazhi i fytyrës
Në shtëpi, ju mund të masazhoni fytyrën me një krem hidratues ose një vaj esencial për të stimuluar rrjedhjen e gjakut në fytyrë. Gjithmonë masazhoni në një drejtim lart, veçanërisht për qafën dhe zonën sipër vijës së nofullës. Masazhoni faqet dhe ballin me lëvizje të butë dhe rrethore.
Vajrat
Vajrat thelbësorë që janë të njohur për të ndihmuar në zvogëlimin e shfaqjes së rrudhave me përdorim të rregullt përfshijnë shegë, limon, rozmarinë dhe vajra livandoje. Vaji i kokosit ekstra i virgjër është gjithashtu një mundësi shumë e mirë për të zvogëluar rrudhat.
Vezët
Të bardhat e vezëve përmbajnë proteina që ndihmojnë në shtrëngimin e lëkurës dhe kanë veti hidratuese që parandalojnë rrudhat në lëkurën e thatë. Ndihmon gjithashtu për të zvogëluar madhësinë e poreve dhe për t’i mbyllur ato. Mund ta aplikoni direkt në fytyrë ose të bëni një maskë, duke i bashkangjitur përbërës të tjerë si: mjaltë, limon etj.
Aloe Vera
E njohur për përfitimet e saj që nga kohërat e lashta, ekstrakti i aloe vera-s ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit në lëkurë. Kjo nga ana tjetër ndihmon në zvogëlimin e shenjave të dukshme të plakjes pasi përmirëson elasticitetin e lëkurës.
Maskë me banane
Bananet janë një burim i njohur i vitaminave A, B, E si dhe kaliumit. Antioksidantët e pranishëm në banane mund të vonojnë shenjat e plakjes. Merrni një banane dhe përzieni me një lugë mjaltë. Vendoseni në të gjithë fytyrën, por mos harroni qafën, lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë.
Ushqime të shëndetshme
Nëse hani ushqime që dihet se vonojnë plakjen, efektet do të shfaqen në lëkurën tuaj. Frutat si papaja, boronicat dhe shegët, perimet si spinaqi, piperi i kuq, brokoli, gjithashtu parandalojnë shfaqjen e rrudhave. Frutat e thata, sidomos bajamet kanë vitaminë E, e cila vonon plakjen.
Rrudhat në fytyrë dhe qafë janë një pjesë e pashmangshme e plakjes, por me llojin e duhur të kremrave dhe përdorimin e përbërësve natyralë, mund t’i mbani ato larg për shumë kohë.