Një mjedis harmonik familjar është burim i mirëqenies, një vend ku gjithmonë duam të kthehemi, sepse gjejmë paqen dhe mbështetjen që na nevojitet. Një mjedis toksik na bën të pambrojtur ndaj sëmundjeve fizike dhe psikologjike, është një vend ku ndihemi keq dhe nga i cili dëshirojmë të ikim sa më parë.
Koncepti i “mjedisit helmues mendor” u propozua nga Kalle Lasn. Rreth 30 vjet më parë, lindi lëvizja “e gjelbër”, e motivuar nga shqetësimi në rritje, që toksiciteti mjedisor mund të dëmtonte.
Një grup psikologësh e transferuan këtë koncept në shëndetin mendor, i cili analizoi mënyrën e jetesës sonë në vitet e fundit dhe rritjen e çrregullimeve mendore. Në të vërtetë, në vendet më të zhvilluara perëndimore, çrregullime të tilla si skizofrenia janë rritur për 45% që nga viti 1985, sipas të dhënave të OBSH. Në Mbretërinë e Bashkuar, depresioni në adoleshentët ka shkuar nga 6% në 1987 në 18% sot.
Disa psikologë sugjerojnë se këto probleme mendore shkaktohen nga një ndryshim i thellë kulturor që reflektohet në një mënyrë të jetesës së shënuar nga konsumizmi, mungesa e inteligjencës emocionale, ndryshimi në shkallën e vlerave dhe rritjen e vështirësive në ruajtjen e marrëdhënieve të sigurta ndërpersonale. Familja është zakonisht mjedisi ku fillon e gjitha, ose ku këto sjellje toksike përjetësohen.
Bashkekzistenca nuk është pa konflikte. Por nuk duhet të lejojmë që sjellje të caktuara të përfundojnë duke e transformuar shtëpinë tonë në një mjedis toksik. Jeta jonë është në rrezik. Kjo është konfirmuar nga një studim, ku mbi 10,000 njerëz u ndoqën për 12 vjet. Këta psikologë kanë gjetur se ata që kishin mmarrëdhënie negative kishin një rrezik më të madh nga sulmet në zemër.
Qëndrimet dhe zakonet që duhet të eliminojmë nga shtëpia jonë:
1.Të bërtiturat
Në shtëpi duhet të ketë një rregull të thjeshtë: mos bërtisni kurrë. Çdo anëtar i familjes duhet ta mbajë mend se duke bërtitur nuk do të thotë se ka të drejtë. Është e rëndësishme të kultivoni ndjeshmëri dhe këmbëngulje. Të bërtiturat janë gjithmonë një shenjë e pamundësisë për të trajtuar situatën.
2.Armiqësia
Ka shtëpi ku nuk ka entuziazëm, ku njerëzit rrallë buzëqeshin dhe përkundrazi tregojnë qëndrime armiqësore dhe veprojnë sikur të ishin armiq. Mbani mend: Kur shtëpia të bëhet një fushë beteje nuk ka fitues, të gjitha humbasin, sepse nuk ka harmoni. Prandaj, është e rëndësishme të përqendroheni te zgjidhja e problemeve në vend që të kërkoni fajtorë.
3.Drama
Në jetë, kalojmë nëpër momente dramatike. Por kur vetë familja bëhet një dramë e përditshme, dëshpërimi, zhgënjimi dhe depresioni do të shkaktojë përhapje pesimizmi. Është e rëndësishme të bashkëbisedoni pa sulmuar apo kritikuar, pasi qëndrimet dramatike i dëmtojnë të gjithë dhe krijojnë një klimë emocionale shumë negative.
4.Kaosi
Hapësira ku kaloni disa orë në ditë ndikon në humorin tuaj. Prandaj, një hapësirë paorganizuar dhe kaotike mund të përfundojë duke shkaktuar, në vetvete, kaos mendor dhe rrit ankthin dhe stresin. Ky konfuzion jo vetëm që i referohet hapësirës fizike, por edhe mungesës së rregullave që sigurojnë një bashkëjetesë harmonike midis anëtarëve të familjes.
5.Denigrimi
Nëse brenda familjes nuk vlerësojmë dhe respektojmë të gjithë anëtarët, është e vështirë që ata të jenë në gjendje të zhvillojnë vetërespekt dhe të kenë besim për të përballuar jetën. Ka shumë forma të denigrimit, nga mosnjohja e përpjekjeve të personit për të minimizuar arritjet e tyre apo edhe injorimi.
Çdo person është unik, prandaj duhet të vlerësohet. Ne nuk duhet të kërkojmë mollë nga lisi, por duhet të mësojmë të përqendrohemi në pikat e forta dhe atë që e bën të veçantë. Gjithkush shkëlqen me dritën e vet, ne duhet ta ushqejmë këtë dritë, jo ta shuajmë.