Shkaktarët e dhimbjes vagjinale

Life style

Shkaktarët e dhimbjes vagjinale

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Është paksa shqetësuese të përjetoni dhimbje në cilëndo pjesë të trupit. Por, një nga dhimbjet më të këqija dhe më brengosëse mund të jetë ajo afër pjesës së vagjinës

Kontrollimi i simptomave në ‘Google’ vetëm sa mund t’jua rrisë shqetësimi që jeni duke e ndjekur.

Dhe, pavarësisht se duhet të shkoni te doktori, ju ndoshta mund të keni turp.

Por, është koha ta zgjidhim misterin sa i përket dhimbjes vagjinale dhe ta kuptojmë se përse kjo pjesë private e trupit po ju dhemb.

Prudence Hall, gjinekologe, thotë se femrat jo domosdoshmërish dinë çfarë të bëjnë për këtë lloj dhimbje ose ndihen të turpëruara. Por ato nuk duhet të ndihen kësisoj! Ato mund ta gjejnë shkaktarin dhe ta trajtojnë atë, si çdo problem tjetër mjekësor.

Dr. Hall më poshtë i ka listuar disa prej shkaktarëve kryesorë të dhimbjeve vagjinale që mund ta shpjegojë arsyen se përse po ndieni dhimbje në atë pjesë.

Këta janë shkaktarët:

– Mungesa adekuate e lubrifikimit vagjinal
– Menstruacionet
– Fibroidet
– Keni ndonjë sëmundje të transmetueshme seksualisht, etj.

Një dallim i rëndësishëm që duhet bërë është se dhimbja vaginale dhe dhimbja e vulvës janë të ndryshme. Dhimbja që ekziston në indet e jashtme të organeve gjenitale, si labia juaj, është dhimbje vulvare. Dhimbja e brendshme është dhimbje vaginale. Megjithatë, nuk është e pazakontë që të gjitha të kategorizohen nën termin “ombrellë” të dhimbjes vaginale.

Për çdo problem vagjinal që e keni, është mirë të konsultoheni me doktorin për ta zgjidhur çdo problem dhe për ta trajtuar atë në kohë.

Gjithashtu, dhimbja vaginale mund të menaxhohet edhe me kujdesin vetjak. Jo të gjitha trajtimet do të jenë të efektshme dhe një gruaje mund t’i duhet të provojë trajtime të ndryshme për të gjetur alternativën më të mirë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat