Azaleja – zbukurimi më i bukur dimëror

Life style

Azaleja – zbukurimi më i bukur dimëror

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Degët e bukura të azalesë, përplot me lule dhe me sytha është melhem i vërtet për sy në ditët e ftohta dimërore

Rritet ngadalë, lulëzon gjatë tërë dimrit deri nga mesi i pranverës. Lulet janë njështresore por edhe të dyfishta, të bardha, rozë, të kuqe, të larme…

Kjo bukuroshe e bujshme më së miri zhvillohet në vend ku ka dritë, por duhet të jetë e mbrojtur nga dielli i pasdites, në temperaturë prej 13 deri në 18 gradë.

I përshtatet lagështia dhe spërkatja e përditshme e fletëve. Patjetër duhet të ujitet së paku dy herë në javë, më së miri me ujë shiu apo ujë të distiluar.

Futeni lulen në ujë të vakët dhe mbajeni derisa të pushojnë të dalin flluskat e ajrit, nxirreni dhe lëreni në një anë që të kullohet dhe kthejeni në vazon e vet të bukur.

Për të shtuar lagështinë e ajrit mund ta mbani në gurë të vegjël të lagësht.

Në periudhën e lulëzimit, lulen ushqejeni me pleh për lulet marshallojë. Kur të pushojë të lulëzojë, me gërshërë pritni lulet e vyshkura. Në to do të shfaqen sytha të reja, të cilat do të jenë bazë për zhvillim të mëtejshëm dhe lulëzim të lules.

Shkurtoni vetëm sythat e gjata. Prerjen bëjeni para formimit të sythave.

Në pranverë, në maj, azalejën nxirreni nga shtëpia dhe mbilleni bashkë me saksinë në pjesën me bar të kopshtit. Nëse rrënjët e alesë dalin nga saksia, mbillni në saksi të re.

Përdorni dheun e thartë i cili përdoret për mbjellje të lules marshallojë.

Derisa t’i zhvillojë sythat, azalenë ruajeni në vend ku ka dritë në temperaturë rreth 10 gradë. Kur të fillojë të lulëzojë, zhvendoseni në hapësirë më të ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat