6 rregullat e një gruaje shembullore

Life style

6 rregullat e një gruaje shembullore

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Nuk është e thjeshtë të jesh një grua e mirë, edhe pse mund të keni një bashkëshort të përsosur. Për të qenë një grua e mirë duhet të jeni në gjendje të komunikoni në mënyrë të efektshme, të mbani gjallë anën romantike dhe të jeni mikesha më e mirë e bashkëshortit tuaj, edhe duke ruajtur individualitetin tuaj. Nëse doni të dini se si të bëni, mjafton të ndiqni këto hapa…

Shprehni ndjenjat dhe nevojat tuaja

Bashkëshorti nuk është magjistar që të kuptojë çdo gjë. Nëse dëshiron diçka, thuaje. Nëse diçka nuk shkon, thuaje. Mos mendoni që ai të kuptojë çdo gjë vetë, pasi rrezikoni të mos merrni asnjëherë asgjë. Nëse doni të jeni e aftë të shpreheni si ndiheni, duhet të flisni në ton pozitiv dhe të dëgjoni se çfarë ju thotë ai, në vend që të bëni një sjellje akuzuese.

Zgjidhni betejat tuaja

Për disa çështje ia vlen barra qiranë të luftoni, për të tjera jo. Nëse e kaloni të gjithë kohën duke kërkuar gjilpërën në kashtë për çështje të vogla që nuk kanë rëndësi, ai nuk do t’ju dëgjojë për problematika që kanë rëndësi. Kritikat mund të shkatërrojnë një marrëdhënie. Mos u inatosni për gjëra sipërfaqësore. Mos e kritikoni bashkëshortin, mos bashkëbisedoni në mënyrë konstruktive. Kujtoni se duhet të ruani qetësinë e të tregoheni racionale, ndjenjat e forta mund të shndërrojnë një diskutim të thjeshtë në një debat e grindje të madhe.

Jini mirëkuptuese

Diskutoni në mënyrën e duhur. Mos lejoni që të përfshiheni nga inati, sepse mund të bëni e thoni gjëra për të cilat do të pendoheni më pas. Edhe pse nuk jeni dakord me bashkëshortin, duhet të respektoni mendimin dhe këndvështrimin e tij. Për të qenë një grua e mirë, keni nevojë të kuptoni se mund edhe të mos bini asnjëherë dakord me njëri-tjetrin për disa çështje të caktuara. Asnjë çift nuk vjen nga e njëjta bërthamë, nuk ka të njëjtat vlera e besime. Kjo gjë do të thotë se që të dy duhet të mësoni të bashkëpunoni kur nuk jeni në gjendje të zgjidhni një problem.

Mos flisni keq për bashkëshortin

Mos flisni asnjëherë keq për partnerin me miqtë apo familjen, nëse më parë nuk keni diskutuar me të. Të flisni pas krahëve të tij nuk është një gjë e ndershme. Kur martohesh, besnikëria ndaj partnerit është e para, pastaj vjen familja e origjinës apo miqtë. Të ankoheni për bashkëshortin me miqtë dhe familjen, jo vetëm nuk do t’i zgjidhë problemet tuaja, por do t’i shtyjë këta persona ta shohin marrëdhënien tuaj nën një dritë më negative. Miqtë dhe familjarët mund të mendojnë se dinë se çfarë është më e mira për ju, por nuk e njohin lidhjen tuaj më mirë se ju dhe mund t’ju japin pa dashur këshilla të këqija.

Mundohuni të keni pritshmëri realiste

Asnjëri prej jush nuk është perfekt. Pritshmëritë negative frustrojnë këdo. Nëse tuajat janë shumë të mëdha apo jo realiste, atëherë duhet të caktoni disa standarde që të jenë të arritshme. Për shembull, nuk është e drejtë të pretendoni që ta keni dashurinë e jetës suaj çdo moment pas vetes, pasi ai mund të jetë në punë dhe ka edhe interesa të tjera personale. Nëse dëshironi të kaloni më shumë kohë së bashku, atëherë përgatituni të sakrifikoni diçka nga koha juaj dhe të realizoni dëshirën tuaj.

Mos u përpiqni të ndryshoni bashkëshortin

Pranojeni ashtu siç është dhe bëjini të kuptojë se nuk do të donit asnjëherë që të ndryshonte për ju. Ka shumë për t’ju ofruar, nëse e lejoni të jetë vetvetja. Ai është një individ në zhvillim e sipër, njësoj si dhe ju. Dashuroje për atë që është dhe edhe ai do t’ju dashurojë pa kushte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat