Pluhur, kremoz apo i lëngshëm: Si të zgjidhni blush-in e duhur për fytyrën tuaj

Life style

Pluhur, kremoz apo i lëngshëm: Si të zgjidhni blush-in e duhur për fytyrën tuaj

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Zgjedhja e blush-it të duhur për llojin e lëkurës tuaj mund të jetë sfiduese. Nëse jeni një adhurues i shkëlqimit të lehtë ose i një pigmenti të guximshëm, kuptimi i diferencave mes blush-it kremoz dhe atij pluhur është çelësi për të perfeksionuar pamjen tuaj.

Herë pas here, gjithçka që ju nevojitet në setin tuaj të grimit është një rimel, një shkëlqyes buzësh dhe pak blush për të ndriçuar fytyrën dhe për t’u përgatitur për ditën. Blush-i është ndoshta elementi më i rëndësishëm i grimit. 

Për një kohë të shkurtër, njerëzit mund të jenë të tërhequr nga bronzerat dhe highlighter-et, por një ngjyrë perfekte blush-i, nuk del kurrë jashtë mode.

Megjithatë, ky element i grimit nuk është më aq i thjeshtë siç ishte dikur. Ai tani vjen në shumë struktura dhe formulime, duke e bërë më të vështirë gjetjen e të duhurit. Pasi të kuptoni se cila strukturë blush-i funksionon për llojin e lëkurës tuaj, do ta gjeni veten duke e bërë lojën e blush-it më të lehtë se kurrë. Ky udhëzues nga artistja e grimit Tanvi Marathe, ju tregon si të zgjidhni blush-in më të përshtatshëm për ju.

Blush kremoz

Blush-et kremozë janë të disponueshme në kuti apo tubetë. Ato premtojnë një ngjyrë natyrale, hidratuese dhe ushqyese, duke qenë gjithashtu të lehta për t’u aplikuar.

Sipas Marathe, duhet të siguroheni që të shmangni përdorimin e blush-it krem pas vendosjen së produkteve pluhur. 
Përdorni një hidratues përpara dhe pastaj aplikoni blush-in kremoz, për ta përfunduar me një pluhur. Merrni pigmentin në dorë fillimisht dhe pastaj aplikojeni ngjyrën me gishta. Kjo do të rezultojë në një përzierje më të butë dhe një aplikim të barabartë të blush-it, në vend që ai të bëhet i përqendruar në një vend të vetëm.

Blush i lëngshëm

Blush-i i lëngshëm është hidratues, pigmenties dhe ofron një qëndrueshmëri të gjatë.

Sipas Marathe, duhet të jeni të kujdesshëm me këtë lloj blush-i. Shmangni vendosjen e produktit drejtpërdrejt në lëkurë me aplikator. Aplikoni produktin fillimisht në kyçin e dorës dhe pastaj shpërndajeni në lëkurë me një furçë grimi për të shmangur njollat. Mbani mend që, nëse vendosni blush lëng drejtpërdrejt në fytyrë dhe nuk e shpërndani në kohë, ai do të lërë pulla dhe shenja. 

Për  blush bazuar në serum, Marathe sugjeron të shmangni përdorimin e mjeteve ose furçave të grimit gjatë aplikimit. Duket se furçat mund ta thithin të gjithë produktin për shkak të strukturës së tij të ujshme. Vendoseni produktin në gishta dhe pastaj aplikojeni në faqe.

Blush pluhur

Pluhurat dhe kompaktët e shtypur janë të lehta për t’u përdorur, aplikuar dhe vendosur apo rivendosur sërish gjatë ditës.

“Blush-i pluhur është më i lehtë për t’u përdorur. Gjithçka që ju nevojitet është një furçë e butë,” zbulon Marathe. 

Ajo sugjeron të eksperimentoni me vendosjen e blush-it, në varësi të formës së fytyrës suaj. Për fytyra të rrumbullakosura, ajo sugjeron ta aplikoni në konturet e faqeve për një pamje të ngritur. Për fytyra katrore, shpërndarja e blush-it në mollëza do të zbutë tiparet. 

“Përdorni blush-in pluhur me kursim dhe shtoni gradualisht,” përfundon ajo.

Këshilla për të përdorur më mirë blush-in tuaj 

Shmangni aplikimin e blush-it me shkëlqim në zonat me pore të dukshme të hapura. Mund ta përdorni gjithashtu në pikat më të larta të fytyrës si një zëvendësues për highlighter-in.

Në vend të përdorimit të konturëve të zakonshme, mund të përdorni blush-in për të konturuar fytyrën tuaj. Është një tjetër formë e mjaft e bukur për një pamje shumë natyrale.

Kur shtoni shtresa, mbani mend që kremrat dhe produktet e lëngshme gjithmonë shkojnë të parat, dhe pluhurat gjithmonë shkojnë të dytat.

Cili blush është për kë?

Lëkurë e yndyrshme dhe me prirje për akn

Kjo lloj lëkure natyralisht prodhon më shumë vaj, çka shkakton një shfaqje më të madhe të poreve të zgjeruara. 

Marathe se teksturat pluhur e reduktojnë dukshmërinë e poreve, por nëse blush-i ka shkëlqim, ai do të theksojë edhe më shumë shfaqjen e poreve. 

“Përdorni blush pluhur. Çdo krem, lëng ose serum do të rrëshqasë nga lëkura dhe mund të ketë vaj mineral, që nuk do t’i përshtatet lëkurës së yndyrshme ose me prirje për akne,” shton ajo.

Lëkurë e thatë ose e balancuar

Të kesh një lëkurë të balancuar do të thotë që lëkura është e shëndetshme dhe elastike. Megjithatë, mund të përjetoni periudha të thatësisë për shkak të faktorëve të motit dhe stilit të jetesës. Kur keni lëkurë të thatë, gjëndrat sebaceous prodhojnë më pak vaj natyral sesa zakonisht. 

“Kjo lloj lëkure mund të përdorë çdo formulë, në varësi të preferencave të tyre. Personat me këtë lëkurë mund të përdorin kremrat me pluhur — gjithçka varet nga ajo çfarë duan,” thotë Marathe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat