A jeni një prind i mirë? Bëjuni fëmijëve këtë pyetje për ta zbuluar

Life style

A jeni një prind i mirë? Bëjuni fëmijëve këtë pyetje për ta zbuluar

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Nëse ndonjëherë pyesni veten nëse jeni një prind i mirë, ka një pyetje që çdo prind duhet t’i bëjë fëmijës së tij për të gjetur përgjigjen.

Në një episod të fundit të podcast-it 20VC me prezantuesin Harry Stebbings, filozofi Alain De Botton foli se si prindërit mund të dallojnë nëse kanë rritur një fëmijë të sigurt duke i bërë një pyetje të thjeshtë: “A doni të bëheni të famshëm?”

“Një tregues i prindërimit të mirë është se fëmija juaj nuk ka dëshirë për famë”, thotë De Botton.

Eksperti shpjegon se fëmijët që nuk përpiqen për famë kanë mjaft siguri të brendshme dhe nuk ndiejnë nevojën për miratim të jashtëm publik, shkruan New York Post.

“Ata nuk duan që të huajt t’i njohin”, shtoi ai. “Ata janë të kënaqur që njihen nga një rreth i vogël njerëzish që i njohin vërtet dhe që ata vetë i njohin”.

De Botton argumenton se njerëzit që përpiqen për famë shpresojnë të fitojnë respekt dhe dashuri përmes popullaritetit të tyre.

Megjithatë, të famshmit shpesh përjetojnë ndjenja të kundërta, si zilia, pasiguria dhe gjykimi.

Këto deklarata shkaktuan shumë komente nga përdoruesit e TikTok. Disa pajtohen me De Botton, ndërsa të tjerë e kritikojnë atë. Disa përdorues u shprehën se nuk do të donin kurrë të bëheshin të famshëm, të tjerë pretendojnë se do të donin të bëheshin të famshëm vetëm për pasuri, e të tjerë mendojnë se në ditët e sotme është normale që fëmijët të duan të bëhen të famshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat