Dashi
Dielli do ua zbukurojë ditën sot dhe do ju shtojë optimizmin. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Yjet do ju mundësojnë çaste fantastike dhe nuk do keni asgjë çfarë të kërkoni më shumë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vendosur dhe ka rrezik të mos përfitoni nga mundësitë e shkëlqyera që do iu jepen. Në punë do e keni çdo gjë shumë të thjeshtë sepse e keni ndërtuar tashmë terrenin e duhur. Konfliktet do mungojnë plotësisht. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe do keni mundësinë të bëni edhe investime afatgjata që do iu risjellin qetësinë e dëshiruar.
Demi
Po ditët të silleni dhe po nuk nxituat çdo gjë ka për të ecur më së miri gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabimin e madh të flirtoni me persona të tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar dhe asgjë nuk do mund të rikthehet si më parë. Ju beqarët do keni shumë njohje, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahë zemra fort. Në punë mund të ndiheni gati të ndërmerrni edhe disa rreziqe për të arritur akoma më lart. Maturia dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Në planin financiar ka ardhur koha të vendosni ekuilibër sa më parë sepse përndryshe situata do përkeqësohet.
Binjakët
Në përgjithësi euforia do rikthehet në jetën tuaj dhe do keni plot momente të këndshme. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë fantastike falë përkudjesit të Venusit dhe Marsit. Do jeni sensualë dhe shprehës. Për ju beqarët ka për të qenë një ditë akoma më e begatë. Mund të takoni persona të rinj dhe të bini kokë e këmbë në dashuri, por mundet edhe të ritakoni një person që e keni dashur dikur dhe ndjenjat të rikthehen fuqishëm. Në punë do ju duhet të bëni edhe zgjedhje përfundimtare për t’u futur në një etapë tjetër shumë më të favorshme. Mund të largoheni edhe nga pozicioni aktual. Në planin financiar mjafton të shmangni operacionet e rrezikshme dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë.
Gaforrja
Dita e sotme ka për të qenë shumë më e mirë nga sa e kishit ëndërruar. Yjet do ju mbështesin tej mase ju të dashuruarve dhe gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do ecin për mrekulli. As vetë nuk e kishit menduar se situata mund të ndryshonte kaq shpejt. Ju beqarët jo vetëm që do keni njohje interesante, por në jetën tuaj pasioni mund të ndizet flakë. Përfitoni nga çdo moment. Në punë do jeni pesimistë në mëngjes, por me kalimin e orëve çdo gjë do ndryshojë. Buxhetin duhet ta keni paksa nën kujdes. Hiqni dorë nga shpenzimet e pamenduara.
Luani
Ditë jo shumë e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja dhe në disa momente do ndiheni vërtet të trazuar. Ju që keni një lidhje do jeni më të urtë sesa duhet dhe mund ta lini pas dore atë që keni në krah pikërisht kur ai ka më shumë nevojë për të mësuar ndjenjat tuaja. Pasditja do ketë edhe debate. Për ju beqarët perspektivat janë të mira, por do ju duhet t’i shfrytëzoni. Në punë keni për të marrë një propozim mjaft interesant të cilin nuk duhet ta refuzoni menjëherë. Bëni një analizim e më pas vendosni. Gjendja e financave nuk do jetë e mirë, kështu që po nuk kohët dorë nga shpenzimet do keni probleme serioze.
Virgjëresha
Dita e sotme nuk do jetë ashtu si ju e kishit menduar prandaj duhet të përgatiteni edhe më momente të mërzitshme. Çështjet e zemrës nuk do jenë në gjendjen më të mirë kështu që duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi jetës tuaj në çift. Mos e lini vetëm partnerin dhe për çdo dyshim apo paqartësi flisni hapur me të. Ju beqarët do jeni më shumë joshës nga sa mund ta kishit imagjinuar ndonjëherë kështu që të gjithë do mahniten pas jush. Në punë do ndiheni gjatë gjithë kohën nën presion dhe nuk do i realizoni gjërat ashtu si duhet. Ndikimi i yjeve nuk ka për të qene aspak i mirë tek financat.
Peshorja
Me pak durim dhe këmbëngulje keni për të arritur çdo gjë sot. Jeta juaj në çift do ketë goxha ndryshime. Do ndërmerrni plot iniciativa vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më të forta. Ju beqarët do keni një ditë të mërzitshme dhe nuk do mund ta gjeni dot dashurinë tuaj të madhe. Shpesh do jeni pesimistë për të ardhmen. Në punë do duhet të vendosni më shumë rregull në mënyrë që gjithçka t’iu ecë mirë. Po u treguat të pamatur mund të keni tronditje. Buxheti do jetë delikat. Po kryet shpenzime të mëdha pa bërë llogari e pa menduar për të ardhmen shumë shpejt do përballeni me probleme serioze.
Akrepi
Gjatë ditës së sotme do jeni më të logjikshëm. Dielli do ua ndriçojë mendimet dhe do ju bëjë të ndiheni më mirë. Për ju të dashuruarit nuk do ndodhë asgjë e keqe, përkundrazi mund t’i sqaroni edhe disa pengje që keni pasur nga e shkuara. Ju beqarëve do ju paraqiten mundësi të jashtëzakonshme kështu që lëreni veten sa më të lirë dhe përfitoni nga çdo mundësi. Në punë do keni shumë ide në mendje dhe gjërat do ju ngatërrohen. Nuk do arrini dot të riktheni ato që do mendoni dhe për pasojë as nuk do i vini në zbatim kur duhet. Financat do jenë shumë të paqëndrueshme dhe madje mund të duken edhe delikate. Shmangni me patjetër çdo investim.
Shigjetari
Sot nuk keni për të pasur aspak probleme dhe vështirësi. Çdo gjë do e merrni shtruar dhe do mendoni për të ardhmen. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bukur dhe e mbushur me momente interesante. Pranë të dashurit të zemrës do ndiheni gjithmonë mire dhe nuk do keni aspak ankesa. Ju beqarët do hallakateni me gjëra të kota dhe do humbisni mundësinë për ta kërkuar dashurinë. Marsi do jetë planeti dominues për sektorin profesional dhe ai do ju nxitë të jeni të logjikshëm e të hidhni hapat e duhura. Dielli do jetë shumë i favorshëm për financat. Ai do ju bëjë të logjikshëm dhe do ju ndihmojë t’ia dilni me pak të ardhura.
Bricjapi
Përgatituni për një ditë të mbushur me probleme dhe paqëndrueshmëri. Për ju që jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë mire. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Ju beqaret nuk duhet ta joshin dikë me gënjeshtra sepse gjithçka që do bëni do jetë në dëmin tuaj nesër. Në punë do favorizohen projektet e reja dhe të mëdha. Do ju duhet thjesht të keni më shumë besim tek vetja dhe ta lini veten të mirë. Motivimi në fakt nuk do mungojë për asnjë moment. Me shpenzimet mundohuni te jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund të shlyeni edhe ndonjë borxh.
Ujori
Do zgjidheni me më shumë optimizëm sot dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që mund t’iu dalin. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni edhe pse mund të keni probleme në jetën tuaj ne çift. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet. Ju beqarët do jeni të përkushtuar ndaj një projekti të rëndësishëm dhe nuk do e keni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë do bëni edhe përpjekjet që nuk i kishit menduar ndonjëherë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Për financa më të mira duhet patjetër të limitoni në maksimum shpenzimet.
Peshqit
Sot harmonia, alegria dhe ngjyrat do jenë mbizotëruese në jetën tuaj. Çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni shumë më optimistë. Ju beqarët do merrni shumë ftesa, por asnjeri nuk do mund t’ua ndryshoje mendjen për të filluar një lidhje. Në punë do kërkoni të punoni në një ambient të qetë dhe pasi t’iu plotësohen të gjitha kushtet keni për të arritur atë që doni. Në sektorin e financave do ndiheni si të përhumbur sepse gjendja me të vërtetë që do jetë goxha problematike dhe delikate.