Kjo ditë do shënjohet nga prania e Hënës në shenjën tuaj, të dashur Bricjapë! Marrëdhëniet e dashurisë do jenë të pasura me ngrohtësi dhe harmoni, falë dëshirës për të rizbuluar intimitetin dhe për të ndarë momente të veçanta me njeriun e zemrës.
Yjet ju shtyjnë drejt spontanitetit, duke ju dhuruar ndjesinë e rinovimit dhe gëzimit.
Për ata që janë single, vlen të thuhet se do keni një event interesant: një person joshës dhe intrigues mund t’ju tërheqë vëmendjen, duke i dhënë jetë një historie që vlen të eksplorohet.
Në punë, dita do jetë e favorshme për ata që duan të rriten në karrierë. Gjithçka do ju shkojë mbarë dhe marrëdhënia me eprorët do karakterizohet nga respekti reciprok.