Dështimet në lidhjet e kaluara dikë mund ta zmbrapsin, e dikë mund ta pajisin me përvojën e nevojshme për ta gjetur personin e duhur në jetë.
Kur i shikoni modelet e kaluara të cilat kanë rezultuar të gabuara, ju më në fund mund ta vëreni një model që mund të duket më pak tërheqës në fillim por që mund të jetë ogur i mirë për një lidhje të shëndoshë dhe afatgjatë.
Më poshtë gjeni tri sinjale që tregojnë se vajza me të cilën po flisni është dikush me të cilën mund të krijoniu një afri të shëndetshme – pa flakën e fillimit, por edhe pa shuarjen e fundit.
Ajo e merr shtruar – dhe nuk jep premtime të mëdha. Është e përmbajtur në afeksionin të cilin e shfaq dhe dëshiron që gjërat të zhvillohen gradualisht. Shpesh herë kur ka pëlqim, gjërat nisin me eufori dhe ju bombardoheni me fjalë dashurie të cilat zbehen me kohë. Prandaj, një udhëtim i ngadalshëm drejt lidhjes është tregues se diçka e mbarë po nis.
Ka vetëvlerësim në nivel të nevojshëm – dhe nuk e kërkon validimin apo vëmendjen e djemve të tjerë në mënyrë që të ndihet e rëndësishme. Kjo e bën atë stabile që të qëndrojë e vetme dhe eventualisht të krijojë një lidhje cilësore me ju, pasi që nuk po kërkon ta mbulojë vetminë e saj, por është njëmend e gatshme për diçka kuptimplotë.
Është stabile në karrierën e saj – dhe në aspektet tjera të jetës së saj. Nuk lejon që dëshpërimi në anët tjera të jetës së saj të ndikoj për keq në raportin me ju. Shpesh ndodh që kur dikujt i shkon keq një aspekt i jetës, të nisë të shkatërrojë apo sabotojë gjërat e tjera në jetë. Prandaj, një person stabil që di t’i ndajë gjërat, është dikush që ju duhet në jetë.