Dating në sezon festash: Çka duhet të keni parasysh?!

Life style

Dating në sezon festash: Çka duhet të keni parasysh?!

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Ka diçka magjike tek takimet e para që ndodhin në dhjetor. Mbase shpirti i festave, ndoshta dritat, i ftohti ose thjesht keni gjetur të duhurin! Të njihesh me dikë në sezon Krishtlindjesh dhe gjërat të shkojnë mirë, të bën të besosh tek Babagjyshi, por kujdes! Mos harroni këtë listën më poshtë: 

Çelësi vazhdon të jetë komunikimi

Mos u hutoni nga atmosfera romantike, lexoni mirë çfarë ju thotë. Edhe pse gjërat duken më bukur në dhjetor, mos zbukuroni atë nëse s’e meriton! 

Jini prezent

E dimë që axhenda është më e ngarkuar se zakonisht, por vendosni ca prioritete. Nëse vërtet jeni të interesuar tek personi përballe, kushtojini rëndësinë e duhur që të shmangni keqkuptimet. 

Kujdes me pritshmëritë

Mbase ai tipi interesant që ishte me IQOS jashtë lokalit, NUK është i interesuar aq sa thotë. Mund të dojë thjesht një dhjetor jo dhe aq monoton, prandaj shihni veprimet!! A po merrni çfarë meritoni? Nëse jo, qartësoni veten dhe palën tjetër. 

Mendoni për ca date më interesante

Verë e ngrohtë, një xhiro tek Fshati i Krishtlindjeve për ta bërë edhe më dinamik takimin. Konsideroni fundjavën për një vend me borë. Mund të surprizoheni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat