Pastrim, valixhe, këmbana e rrush – bota me plot tradita për festimin e Vitit të Ri

Life style

Pastrim, valixhe, këmbana e rrush – bota me plot tradita për festimin e Vitit të Ri

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 21:59
Ilustrim

Viti i Ri shënohet anembanë botës, diku më herët e diku më vonë, për shkak të dallimeve kohore.

Kjo ditë festohet me qëllim përmbylljen e një viti dhe fillimin e një viti tjetër dhe traditat e festimit janë të ndryshme në mbarë botën, duke filluar nga fishekzjarret, veshja e të brendshmeve të kuqe, ngrënia e 12 kokrrave të rrushit, varja e qepëve tek dera, e deri tek ecja me valixhe bosh.

Klan Kosova ju sjell më poshtë traditat e ndryshme të festimit të Vitit të Ri anembanë botës:

Shfaqje të mëdha fishekzjarrësh

Një nga mënyrat më të njohura për të festuar hyrjen e Vitit të Ri është një shfaqje e madhe fishekzjarrësh.

Këto ndodhin në të gjithë botën në mesnatë.

Një shfaqje e mahnitshme fishekzjarrësh zhvillohet në Oklend Sky Tower në Zelandën e Re, ndër vendet e para që feston ardhjen e vitit të ri, por e njëjta gjë ndodh edhe në Australi, Kanada dhe Rio de Janeiro.

Varja e qepëve në derë

Jo vetëm që qepët janë një element kryesor i kuzhinës, ato gjithashtu mund t’ju sjellin fat për vitin e ardhshëm.

Në Greqi është traditë të varni qepë jashtë derës, sepse besohet se simbolizon begati.

Vendosja e tri patateve nën shtrat

Në natën e Vitit të Ri, familjet kolumbiane kanë një traditë, të quajtur “aguero”, të vendosin tri patate nën shtratin e secilit anëtar të familjes, një të qëruar, një jo dhe e fundit vetëm pjesërisht.

Në mesnatë, çdo person kap një me sy mbyllur dhe në varësi të patateve që zgjedh, mund të presë një vit fati të mirë, luftë financiare ose një përzierje të të dyjave.

Thyerja e pjatave

Thyerja e pjatave është traditë e vitit të ri në Danimarkë dhe nëse banorët e Danimarkës gjejnë pjata të thyera në pragun e derës së shtëpisë, kjo konsiderohet si shenjë e mirë.

Kjo është pikërisht ajo që njerëzit në Danimarkë shpresojnë të gjejnë pas mesnatës, pasi do të thotë fat i mirë.

Danezët në mesnatë thyejnë pjata edhe tek dera e ndonjë miku, si shenjë e fatit të mirë për vitin i cili vjen.

Përplasja e bukës në mure dhe dyer

Për të shmangur shpirtrat e këqij, familjet në Irlandë hapin rrugën për një Vit të Ri të shëndetshëm dhe të begatë duke përplasur bukën në muret dhe dyert në të gjithë shtëpinë.

Rënia e topit

Në Nju Jork në ShBA, Times Square është qendra e numërimit prapa në mesnatë.

Por, gjëja që të gjithë mezi presin është ajo që njihet si ‘rënia e topit’, që është kur një top që shkëlqen ulet poshtë një shtize të madhe flamuri, për të sinjalizuar fillimin e Vitit të Ri.

Si rezultat, qytetet e tjera në ShBA tani kanë traditat e tyre të hedhjes së gjërave të ndryshme në natën e Vitit të Ri.

Për shembull, në Vincennes në Indiana, njerëzit hedhin shalqinj nga lart.

Veshja e të brendshmeve të kuqe

Në Itali, konsiderohet fat të veshësh të brendshme të kuqe për Vitin e Ri.

Si dhe kur filloi kjo praktikë është e diskutueshme, por italianët konsiderojnë se veshja e të brendshmeve të kuqe nënkupton një të ardhme të ndritur përpara.

Ngrënia e 12 kokrrave të rrushit

Spanjollët e nisin Vitin e Ri duke ngrënë 12 kokrra të rrush, që simbolizojnë çdo goditje të orës.

Kjo traditë filloi në fund të shekullit të 19-të dhe besohet se largon të keqen duke rritur shanset tuaja për një vit të ri të begatë dhe me fat.

Megjithatë, kjo do të funksionojë vetëm nëse arrini të hani të gjithë rrushin brenda pak sekondash, pasi ato duhet të jenë ngrënë në kohën kur ora përfundon duke shënuar mesnatën.

Veshja e ariut

Në Rumani, ekziston një traditë që njerëzit të vishen si arinjë që vallëzojnë për të larguar çdo shpirt të lig.

Fëmijët rumunë mund të shihen duke u veshur si arinjë për të festuar Vitin e Ri, kjo sepse sipas tyre arinjtë janë në gjendje të mbrojnë e shërojnë njerëzit.

Rënia e këmbanave

Disa vende, si Japonia dhe Koreja e Jugut, fillimin e Vitit të Ri e shënojnë me rënien e këmbanave

Në Japoni, këmbanat bien 108 herë, kështu që i gjithë vendi kaplohet nga një zhurmë e madhe.

Hedhja e mobiljeve të vjetra

Në Johanesburg të Afrikës së Jugut, njerëzve u pëlqen ta nisin Vitin e Ri me gjëra ta reja.

Ata e bëjnë këtë duke hedhur mobiljet e vjetra nga dritarja.

Ecja me valixhe bosh

Në disa vende të Amerikës së Jugut, mund të shohësh disa njerëz natën e Vitit të Ri duke ecur vërdallë me një valixhe bosh.

Disa besojnë se të bësh atë që quhet “shëtitje me valixhe” do të thotë se mund të të pres një vit me plot aventura.

Gostia me shampanjë

Tradita e festës së Viti të Ri tek francezës është që të ngrenë dolli me shampanjë.

Kjo pastaj shoqërohet me vallëzime dhe zgjedhje ushqimesh të ndryshme.

Pastrimi i shtëpisë

Në Porto Rikon është zakon të fillojmë vitin duke pastruar gjithë shtëpinë. Ideja pas saj është e thjeshtë “dil me të vjetrën, fut me të renë”.

Sipas tyre, nëse Viti i Ri fillon me pastëri, kështu do të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat