Urime, keni kaluar 10 vitet e para, fazën e muajit te mjaltit! Do të doja t’ju thosha që vitet në vazhdim janë më të lehta, por nuk është kështu.
Psikologë të ndryshëm kanë ndarë problemet që mund të hasni pas 10 viteve dhe si t’i zgjidhni ato.
1. Ndiheni më tepër si shokë dhome se sa si partnerë.
Të dy partnerët duhet ta mbajnë lidhjen të fortë, duke dalë darkave, mendime te vogla që tregojnë që mendojnë njëri-tjetrin apo këshillim në çift, nëse është e nevojshme. Pas kaq vitesh, të kthehesh në “shokë dhome” përbën rrezik pasi partnerët gradualisht heqin vëmendjen nga njëri-tjetri, për t’iu përkushtuar punës dhe gjërave të përditshme.
2. Jeta bashkë ju duket e mërzitshme.
Martesa nuk është një përrallë magjike që krijon flutura në stomak, pork kjo nuk do të thotë se duhet t’i dorëzohesh një martese të mërzitshme. Ndoshta aktivitetet tuaja janë kthyer në rutinë ose nuk po përballeni me problemet. Përballuni me mërzitjen duke folur për seksin, moshën, vjehrrit ose ndryshoni diçka në rutinën tuaj. GUXONI! Nuk ka rëndësi se çfarë bëni, për aq kohë sa është diçka ndryshe dhe mund ta bëni bashkë.
3. Jeta juaj seksuale ka nisur të zbehet.
Jeta seksuale e një çifti mund të ketë uljet dhe ngritjet e veta. Arsyet mund të jenë probleme shëndetësore fizike apo mendore, fëmijët, efektet mjekësore të ilaçeve, stresi, problemet në çift apo problemet me gjumin. Psikologët e seksit mendojnë se këto janë mëse normale, por nëse nuk angazhoheni të ktheni gjithçka si me parë, jeta seksuale nis të zbehet dhe është përherë e më e vështirë t’i rikthehesh.
Nëse shihni që pas 10 vitesh martesë gjithçka është kthyer në një rutinë, më e mira që mund të bëni është të diskutoni mbi këtë temë me partnerin, të shkoni në shtrat në të njëjtin orar dhe gjithashtu të përkëdheleni, putheni e përqafoheni edhe jashtë dhomës së gjumit. Kur të jeni gati t’i ktheheni jetës seksuale, mund të ndiheni çuditshëm si fillim, por kjo është normale. Jo çdo marrëdhënie seksuale duhet të jetë përherë shpërthyese.
4. Ndjeheni të pakënaqur sepse i vini fajin martesës, për mosarritjen e qëllimeve apo ëndrrave tuaja.
Kur martoheni, prioritetet ndryshojnë. Vendos veten ne plan të dytë dhe familjen në vend të parë. Shumë çifte sakrifikojnë ëndrrat e tyre, në mënyrë që të kenë një martesë sa më të qëndrueshme. Por pas 10 vitesh martesë, kuptoni që jeta po ju thërret dhe duhet të gjeni një zgjidhje si të arrini qëllimet tuaja duke ndihmuar njëkohësisht dhe familjen të ecë para.
5. Toleranca për njëri-tjetrin është zhdukur.
Në vitet e para të martesës, e toleroni dhe e besoni më lehtë njëri-tjetrin. Por me kalimin e kohës, çiftet bëhen përherë e më pak të duruara dhe falin me vështirësi. Kur kjo të ndodhë kujtoni që ju dhe bashkëshorti jeni në të njëjtën skuadër, jo kundërshtarë. Mos I atribuoni qëllime negative veprimeve te tij. Supozoni se po bën më të mirën e tij dhe shpresoni që do t’jua kthejë në të njëjtën mënyrë.
6. Ndaloni së festuari datat që më parë kanë patur rëndësi për ju.
Mos ndaloni së festuari përvjetorë, ditëlindje, ngritje në detyrë, etj. Festimet e shpeshta tregojnë dashurinë dhe vlerësimin për njëri-tjetrin dhe ju mbajnë të motivuar dhe me energji. Vazhdoni të dilni me njëri-tjetrin, të kaloni herë pas here fundjava bashkë e të vazhdoni të duheni!
7. Harroni të bëni shaka e të bëni qejf.
Me kalimin e viteve, shumë prej nesh bien në kurthin e marrjes së jetës shumë seriozisht. Humbasim fëmijën që kemi brenda nesh dhe sensin e humorit. Gjeni kohë për njëri-tjetrin, luani playstation, shihni video për të qeshur, bëni luftë me jastëkë, provoni gjëra të reja bashkë dhe mos harroni të qeshni. Të qeshni ju bën mirë për shëndetin dhe të qeshni bashkë ju forcon marrëdhënien.
8. Merr mbi vete stresin e blerjes së shtëpisë.
Pas 10 vitesh bashkë, kur financat janë bërë më të sigurta, blerja e një shtëpie mund të jetë qëllimi i disa çifteve. Pamvarësisht se blerja e një shtëpie mund të të japë një kënaqësi shumë të madhe, vjen dhe me shumë faktorë stresues që tendosin marrëdhënien tuaj. Përpiquni të punoni si një skuadër në marrjen e përgjegjësive, rritjen e fëmijëve dhe të mbajturit e një marrëdhënieje të fortë.