Si të bindni familjen tuaj për të bërë një terapi së bashku

Life style

Si të bindni familjen tuaj për të bërë një terapi së bashku

Më: 4 janar 2025 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Në çdo rast, nuk mund të gaboni duke filluar me terapinë individuale

Sa herë shikoni një komedi për marrëdhëniet ose familjen dhe ka një skenë terapie, është e garantuar që ajo të ofrojë disa nga momentet më qesharake dhe më të lidhura me jetën reale. Por jeta e vërtetë është një dramë dhe seancat e terapisë mund të jenë disa nga gjërat më të parehatshme dhe më komplekse që do të bëni ndonjëherë me familjen tuaj.

“Në të vërtetë mund të jetë diçka jo e mirëmenduar të ftoni njerëz në terapi nëse koha ose situata nuk është plotësisht e duhur,” thotë Greg Lamont, drejtor klinik në “Juniper Mountain Counseling në Bend”, Oregon.

Prandaj, para se të merrni vendimin për seanca të tilla me familjen, bëni një reflektim mbi sfidat kryesore që po përballeni.

“Nëse temat kryesore që dëshironi të diskutini kanë të bëjnë me kujdesin për veten ose performancën në punë, përqendrimi te vetja krahas terapisë me familjen, do të jetë ndoshta më i dobishëm për ju,” thotë Lamont.

Nga ana tjetër, nëse po përjetoni shpesh konflikte me familjen tuaj – qoftë prindër, vëllezër, motra, ose fëmijë – pyetja tjetër e rëndësishme është: A besojnë ata gjithashtu se ka një problem mes jush? Pyesni drejtpërdrejt nëse nuk mund të përgjigjeni me siguri.

“Në çdo rast, nuk mund të gaboni duke filluar me terapinë individuale”, thotë Lamont, pasi ajo zakonisht ofron mjete për rregullimin emocional që mund t’ju ndihmojnë të orientoni problemet në marrëdhënie.

Pas kësaj, sjellja e një të afërmi në terapi mund të jetë një mënyrë më e mirë për të gjetur zanafillën e problemit, por fillimisht niseni me terapi individuale. Nëse këshilloheni që pjesë e terapisë duhet të jetë dhe dikush tjetër bëni mirë ta ftoni, sepse vetëm ju nuk mund ta ndryshoni situatën.

Megjithatë, sa më shumë njerëz të futen në këto seanca, aq më të komplikuara mund të bëhen gjërat para se të rregullohen problemet mes jush, vëren Tory Eletto, terapiste e licencuar për martesën dhe familjen, duke shtuar se ky vendim mund të kufizojë përmirësimin tuaj personal duke u përqendruar tepër tek të tjerët.

Për këtë arsye, në vend që të ndiqni terapinë familjare të vazhdueshme, Lamont sugjeron të ftoni anëtarët e familjes në disa seanca me terapistin tuaj, i cili mund të ndihmojë për të prezantuar qëllimet tuaja të mira dhe të komunikojë në emrin tuaj.

Terapisti juaj mund t’ju referojë si çift ose familje tek një klinikist tjetër, më i specializuar, nëse mendon se disa seanca të veçanta mund të mos mjaftojnë.

Pra, nëse keni një të afërm që është i bindur ndaj idesë se nuk i nevojitet terapia, merrni frymë dhe dini që është kaq e zakonshme, veçanërisht tek meshkujt, të refuzojnë ose të kenë frikë nga ndihma profesionale. (Statistikat ndryshojnë, por shumica tregojnë që gratë janë rreth dy herë më të prirura se burrat të kërkojnë terapi.)

“Mos harroni se sjelljet tona janë gjithmonë vetëmbrojtëse,” thotë Vienna Pharaon.

“Në vend që ta merrni çdo refuzim ose mungesë interesi si një shenjë që atyre nuk iu intereson marrëdhënia me ju, duhet të kuptoni çfarë po i ndalon ata të duan t’ju bashkohen.”

Disa njerëz mendojnë se terapia do të përkeqësojë gjërat duke nxjerrë ngjarje të fshehura, ose që ata do të ekspozohen në një situatë negative (ndoshta sepse janë bullizuar kur ishin fëmijë).

“T’i shohësh të tjerët përmes këndvështrimi të tyre mund të çojë në një pikë të përbashkët, që është një mundësi për të ndërtuar komunikimin me njëri-tjetrin,” shpjegon Pharaon.

Nga kjo pikë, mund të jetë më e lehtë t’i bini dakord për një seancë të përbashkët që ata të paktën ta provojnë atë para se të gjykojnë.

Një tjetër truk? Ndihmoni ata të kenë një ide të saktë se si mund të funksionojë përmes një ‘podcast’-i ose libri, veçanërisht një që përfshin personazhe të famshëm që ata admirojnë, citon Anabel.

Ka shumë alternativa, por mos harroni se mjafton vetëm një seancë për të filluar “shembjen” e frikërave të pabaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat