Si t’i dërgoni energji shëruese një personi në distancë?

Life style

Si t’i dërgoni energji shëruese një personi në distancë?

Më: 9 janar 2025 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Mendimet tona janë të fuqishme. Në të vërtetë janë aq të fuqishme saqë shpesh i dërgojmë dikujt një rrjedhë të vogël energjie thjesht duke menduar për të.

Të gjithë jemi qenie energjike dhe të gjithë kemi një energji që rrjedh nga brenda dhe rreth nesh. Sapo të jemi të vetëdijshëm për këtë energji dhe potencialin e saj, ne mund ta përdorim atë për të dërguar shërime, mendime dhe dëshira të mira për njerëzit që na interesojnë në të gjithë botën.

Të gjithë kemi mundësi t’ia bëjmë këtë atij të cilit dëshirojmë t’i dërgojmë energji dashurie dhe shërimi. Këtu mund të gjeni se si të dërgoni energji shëruese tek një person, kafshë ose bimë:

Si të dërgoni energji shëruese për një person në distancë

Organizoni hapësirën tuaj

Shiko për një vend të qetë ku nuk mund t’i pengojë njeri. Sigurohuni që kjo hapësirë të jetë e pastër dhe e lirë nga rrëmuja.

Qetësoni mendjen tuaj

Qetësoni mendjen tuaj duke bërë disa frymëmarrje të thella dhe pastaj organizoni qëllimin tuaj për shërim. Ju gjithashtu do të duhet të jeni të qartë për ata që doni t’u dërgoni energji shëruese.

Ndërtoni energjinë tuaj

Për të dërguar një energji pozitive shëruese, filloni duke fërkuar duart tuaja me njëra-tjetrën në një lëvizje rrethore derisa të ndjeni se energjia është duke u formuar mes tyre. Ju duhet të jeni në gjendje të ndieni energjinë pulsuese në duart tuaja duke i ndarë ato ngadalë.

Krijo një top energjie

Pasi ta ndjeni energjinë pulsuese në duart tuaja, imagjinoni sikur ajo merr formën e një topi. Ju gjithashtu mund t’i jepni topit të energjisë një ngjyrë të caktuar në varësi të llojit të energjisë shëruese që dëshironi të dërgoni:

Blu: shërim emocional

Portokalli: shërim fizik

E bardhë: shërim shpirtëror / shërim në përgjithësi

Jeshile: shërim zemre

Vjollcë: shërim psikik

Dërgo energjinë

Kur mendoni se topi juaj energjik është aktiv dhe i fortë, dërgojeni atë tek personi që keni zgjedhur (ose kafshë). Ju gjithashtu mund ta imagjinoni personin që po i dërgoni energji dhe të ndjeni efektet e mrekullueshme të shërimit.

Ngrini lart energjinë tuaj

Pasi të dërgohet energjia shëruese, është e rëndësishme që të rimbushni bateritë duke shkarkuar energjinë tuaj në tokë. Ju mund ta bëni këtë duke ecur në natyrë, duke medituar, dukë bërë një banjë relaksuese ose thjesht duke ushqyer trupin tuaj me ushqim të shëndetshëm. Dërgimi i energjisë shëruese për dikë është një mjet i fuqishëm dhe një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndihmuar të tjerët kur nuk mund të jetoni me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat