Thuhet se biondet argëtohen më shumë, por si ndikon ngjyra e flokëve në jetën tuaj të dashurisë
Bionde apo brune? E megjithatë shkencëtarët u kanë dhënë përparësi shpesh herë biondeve, për shkak të tipareve të tyre të lakmueshme, një studim i fundit tregon ndryshe.
Studiuesit nga Universiteti i Hamburgut, zbuluan se femrat me flokë të kuq natyralë regjistrojnë përqindje më të larta të kënaqësisë, rreth 41%, dhe kanë një jetë dashurie më intensive, krahasuar me biondet apo brunet.
Teoria e së kuqes
Besojmë se keni dëgjuar për teorinë e thonjve të kuq. Thonjtë e kuq simbolizojnë vetbesim, feminitet dhe sensualitet, tipare këto tërheqëse për gjininë e kundërt. E njëjta gjë vlen dhe për vajzat me flokë të kuqe.
Në nivel kulturor dhe social, e kuqja simbolizon sharmin, dashurinë dhe pasionin, ndaj dhe meshkujt tërhiqen jashtëzakonisht shumë nga kjo ngjyrë.
Sipas një hulumtimi, të publikuar në Evolutionary Psychology, e kuqja mund të jetë sekreti i ‘suksesit’ në një takim të parë.
Për më tepër, sipas një studimi të botuar në Journal of Personality and Social Psychology, revista akademike e Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, tërheqja e meshkujve ndaj ngjyrës së kuqe duket se ka edhe rrënjë biologjike. Konkretisht, autorët e studimit vunë re se burrat priren t’i vlerësojnë gratë e veshura me të kuqe si më tërheqëse dhe të dëshirueshme seksualisht, në mënyrë të pavetëdijshme.
Nga një këndvështrim tjetër, një studim i publikuar në revistën shkencore Animal Behavior , konfirmon se e kuqja tërheq në mënyrë të pandërgjegjshme meshkujt, pasi lidhet me fertilitetin dhe ovulimin.