Si të ndaloni të qenët person toksik?

Life style

Si të ndaloni të qenët person toksik?

Më: 10 janar 2025 Në ora: 19:01
Ilustrim

Të jesh i/e vërtetë me veten për ndjenjat e tua, sado të vështira të jenë i bën mirë raportit me veten tuaj. Njerëzit toksikë i duan dramat. Të bësh thashetheme, t’u tregosh njerëzve se çfarë duhet të bëjnë ndikon negativisht tek ju. Prandaj më mirë fokusohuni tek gjërat tuaja dhe merruni me to.

Mbani nën kontroll xhelozinë. Ndjenjat më negative vijnë nga xhelozia. Kur nuk keni ato që dëshironi, zakonisht fokusoheni tek gjërat që kanë të tjerët, por kjo vetëm sa do të rriste trishtimin tuaj. Më mirë punoni për të arritur ato që doni, pa pasur zili për ato që kanë të tjerët. Bëni pak pushim nga rrjetet sociale.

Zhytja në rrjetet sociale shpesh mund t’ju bëjë më të vetmuar e të trishtuar. Prandaj fokusohuni tek njerëzit që keni pranë dhe shijoni momentet me to. Mos e ngatërroni vetëkujdesin me vetësabotimin. Ndizni qirinjtë, bëni një dush të ngrohtë, bëni manikyr, pedikyr, blini një fustan të ri. Por, kjo nuk do të thotë të neglizhoni përgjegjësitë tuaja.

Largoni mendimet negative. Kur ju i përsërisni mendime negative vetes, jeni ju personi i lënduar që lëndoni veten. Kujdesuni për veten. Çelësi për të pasur raporte të mira me të tjerat është mirësia dhe kjo gjë duhet të përfshijë edhe mirësinë me veten.

Ndërkaq, flamujt e kuq në marrëdhënie shpesh janë sinjale që paralajmërojnë për probleme të ardhshme, por ndonjëherë ato mund të jenë të vështira për t’u dalluar. Shpesh, njerëzit i injorojnë këto shenja, dhe kjo mund të çojë në pasojat të rënda. Një marrëdhënie mund të ketë flamuj të kuq delikatë, si për shembull një partner që flet shumë për ish-in e tij ose ka marrëdhënie të tensionuara me familjen.

Mund të jetë edhe një person që ka vështirësi për të mbajtur një punë ose që refuzon të diskutojë çështje të rëndësishme. Këto mund të jenë sinjale të nënkuptuara, por shumë të rëndësishme. Nga ana tjetër, disa flamuj të kuq janë shumë më të dukshëm, si kur një partner e shpreh hapur se nuk dëshiron një lidhje serioze ose nuk është i gatshëm të flasë për fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat