Shumica e njerëzve përdorin shumë më tepër detergjent rrobash se sa duhet, gjë që çon në kundër-efekte. Ekspertët kanë zbuluar se cila është sasia ideale.
Appliance Doctor pretendon se kupa matëse që merrni me detergjentin tuaj të lëngshëm të rrobave është pothuajse 10 herë më e madhe se ajo që nevojitet në të vërtetë.
“Është thjesht një taktikë tjetër që përdorin prodhuesit për t’ju bërë të shpenzoni më shumë për produktet e tyre”, thanë ata, shkuan New York Post.
Ata rekomandojnë përdorimin e dy lugë çaji detergjent të lëngshëm ose dy lugë gjelle detergjent pluhur.
“Mund të mos duket mjaftueshëm, por na besoni, ju duhet vërtet kaq shumë detergjent për një ngarkesë standarde rrobash”, thanë ata. Ata shtuan se edhe nëse rrobat tuaja janë më të pista se zakonisht, nuk keni nevojë të përdorni një sasi shtesë.
“Trajtimi i njollave dhe njomja paraprake është një mënyrë më efikase për të pastruar rrobat shumë të ndotura”, deklaruan mes tjerash ekspertët.