Komunikimi është themeli i çdo marrëdhënieje cilësore. Mënyra se si i zgjedhim fjalët tona mund të ketë një ndikim të madh në marrëdhëniet tona, qofshin ato miqësi, partneritete apo ato familjare.
Sipas studiuesit të psikologjisë Lachlan Brown, disa fraza jo vetëm që ndihmojnë në shprehjen e emocioneve, por gjithashtu thellojnë mirëkuptimin reciprok, forcojnë besimin dhe nxisin një ndjenjë lidhjeje.
Këto janë disa fjali të thjeshta, por të fuqishme që, sipas studiuesit, mund të transformojnë mënyrën se si ne ndërtojmë dhe mbajmë marrëdhënie.
“Të vlerësoj”
Kjo frazë nuk është thjesht një shprehje mirënjohjeje, por një njohje e vlerës së një personi në jetën tonë. “Kur thoni, “Unë ju vlerësoj”, theksoni rëndësinë dhe përpjekjen e tyre, gjë që forcon ndjenjën e lidhjes dhe respektit të ndërsjellë”, shpjegon Broën për Hack Spirit.
“E kuptoj”.
“Me këtë frazë, ju tregoni dhembshuri dhe ndjeshmëri, duke i bërë të ditur personit se jeni aty për ta pa gjykuar apo imponuar këshilla. Gjatë bisedës, shpesh nuk kërkohet veprim, vetëm një ndjenjë që personi kuptohet dhe mbështetet”, pretendon studiuesi.
“Si mund të të mbështes?”
Kjo pyetje i jep personit një shans për të shprehur atë që ka nevojë, në vend që ne të supozojmë se si duhet të ndihmojmë. Broën thekson, “Dialogu i hapur krijon hapësirë për mbështetje të vërtetë dhe tregon shqetësimin tuaj të vërtetë”.
“Më vjen keq”
Të thuash sinqerisht “Më fal” është çelësi për riparimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e besimit, pohon studiuesi. “Duke pranuar përgjegjësinë për veprimet tuaja, ju tregoni pjekuri dhe gatishmëri për të forcuar marrëdhënien”, shpjegoi ai.
“Më trego më shumë”
Kjo frazë inkurajon çiltërsinë dhe ndershmërinë nga personi tjetër. “Kur i thoni partnerit tuaj: “Më trego më shumë”, tregoni se jeni të interesuar për mendimet dhe ndjenjat e tij, gjë që çon në një komunikim më të thellë dhe më të mirë”, përfundoi Brown.