Një ekspert punësimi shpjegoi në detaje se si të rrisni tinëzisht pagën tuaj në një punë të re

Life style

Një ekspert punësimi shpjegoi në detaje se si të rrisni tinëzisht pagën tuaj në një punë të re

Më: 14 janar 2025 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Intervistat e punës janë arti i vërtetë i negociatave, veçanërisht kur ngrihet tema e pagës suaj.

Ju nuk dëshironi të dukeni shumë kërkues dhe të kërkoni një shumë të madhe, por në të njëjtën kohë nuk duhet të nënvlerësoni as veten. Nëse e dini kapacitetin tuaj, Lee Harding, me gati dy dekada përvojë në rekrutim biznesi, thotë se mund ta rrisni lehtësisht pagën tuaj duke përdorur një truk të thjeshtë interviste.

Harding, i njohur më mirë në mediat sociale si @theintrovertedrecruiter, ndan këshilla të dobishme për karrierën për të ndihmuar punëkërkuesit.

Ai e kupton se sa e vështirë është të mbledhësh guximin për të negociuar një pagë më të lartë gjatë një interviste. Kjo është arsyeja pse ai vendosi të ndajë arsyen kryesore pse shumica e kandidatëve bëjnë një gabim të madh në këtë situatë të pakëndshme.

Në një video të TikTok, Lee shpjegoi se shumë kandidatë e bëjnë gabim kur pyeten për pritjet e tyre për pagën.

Ai sugjeron që në një intervistë pune nuk duhet të tregoni pagën të cilën e keni pasur nga puna e kaluar, por në vend të kësaj pyeteni intervistuesin se sa paguhet pozita që po aplikoni.

“Në shumicën e rasteve ju do të dëgjoni të thuhet se paga [vjetore] është midis 65,000 dhe 75,000”, pohoi eksperti duke folur për pagat që mund të jenë në vendin ku jeton.

Në këtë rast, rekrutuesi pohon se duhet t’i bëni edhe një pyetje tjetër: Cilat aftësi dhe përvoja i dallojnë ata që paguhen 65 mijë nga ata që paguhen 75 mijë?

Nëse e kupton që i plotëson të gjitha ato kushte mund të rregullosh pritshmëritë e tua dhe të thuash që kërkon pagën më të lartë, pra 75 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat