T’ia nisësh nga fillimi, të lësh pas të kaluarën, njerëzit toksisë dhe/ose zakonet e pashëndetshme tingëllon si një skenë në një komedi romantike, ku “i hedh” problemet në oqean dhe kërcen drejt perëndimit të diellit. Por, të gjithë e dimë që në realitet është më e vështirë. Qoftë një miqësi toksike, një zakon i padobishëm apo një stil jetese jo i shendetshëm, ja si të kuptosh se kur ka ardhur momenti t’i thuash “buh-bye” energjive të këqija.
Nuk ke kurrë energji
A ke një mik që thjesht të mërzit përherë? A ka diçka në jetën tënde që të lodh pa të dhënë asgjë në këmbim? Mendohu pak dhe reflekto. Nëse po, pyet veten: “A ia vlen?” Këshillë praktike: Zëvendëso zakonet që të largojnë energjinë me aktivitete që të argëtojnë.
Vazhdon të thuash “Do merrem më vonë”
Sa herë e ke thënë dhe më pas...asgjë? Njerëzit toksikë dhe zakonet e këqija janë si valixhet e vjetra – duhet t’i zbrazësh para se t’i mbushësh me gjëra të reja. Më mirë vonë se kurrë!
Duket sikur bën gjithmonë të njëjtën gjë
A duket sikur çdo ditë është njësoj si dita e mëparshme? Mos harro që njerëzit toksisë dhe zakonet e padobishme “të mbajnë peng”. Ndryshimi nuk vjen vetë, por duhet ta krijosh.
Ke frikë nga “Po sikur...”
“Po sikur të më marrë malli”, “Po sikur të mos gjej diçka më të mirë?” Kujtimet janë të bukura, por shpesh frika nga e panjohura të pengon të ecësh përpara. Lërja vendit diçkaje të re.
Ke filluar të vendosësh veten të parën
Kur ishte hera e fundit që bëre diçka që të bënte vetëm TY të lumtur? Zakonet dhe njerëzit toksikë na marrin aq shumë hapësirë sa harrojmë të kujdesemi për veten. Të heqësh dorë nuk është egoizëm, por respekt dhe dashuri për veten.
Çfarë duhet të bësh?
Fillo me hapa të vegjël: Nuk ke nevojë të ndryshosh gjithçka brenda ditës. Zgjidh një zakon ose vendos një kufi të ri.
Vendos kufij: Ruaj energjinë dhe qetësinë tënde.
Zëvendëso: Zgjedhjet e padoishme provo t’i ndryshosh me një alternativë më të mirë. Për shembull, nëse pini duhan, mund të merrni në konsideratë të kaloni në IQOS - kjo pajisje e ngroh duhanin pa e djegur, pa prodhuar hi, dhe duke ju ndihmuar kështu të ruani një stil jetese më të pastër. Nëse keni shtuar peshë, mund të nisni palestrën. Nëse ndiheni të mbingarkuar në punë, mund të merrny parasysh që të ndërroni punën ose të merrni disa ditë pushim.
Vlerëso ndryshimet: Çdo hap përpara është arritje, sado e vogël të duket.
Të heqësh dorë nga zakonet dhe njerëzit toksikë nuk është e lehtë, por duhet bërë, sepse është mënyra juaj për të thënë: “Unë meritoj më shumë.”