Disa pyetje dhembin!
Njerëzit duan të pyesin. Kurioziteti është në natyrën tonë. Disa e bëjnë këtë për interes të pafajshëm ose për të thyer akullin në një bisedë. Por ka edhe njerëz që synojnë të na lëndojnë ndjenjat duke pyetur.
Por është e rëndësishme që ne të vendosim kufij ndaj njerëzve që na pyesin po ashtu edhe të censurojmë pyetjet të cilat ua drejtojmë të tjerëve për të mos i lënduar.
Disa nga këto pyetje janë:
Pse nuk jeni martuar?
Të pyesësh dikë pse është ende beqar, i vë në një pozitë të vështirë edhe më të vetëdijshmit dhe më të përgatiturit. Pyetja përmban disa përgjithësime negative që e vendosin personin tjetër në pozicionin e apologjetit kur nuk janë. Në fakt, çdo pyetje e stilit “pse jeni akoma…?” funksionon kështu, e lëre më për çështjen e martesës ku shoqëria jonë ende projekton anën e saj konservatore ndaj kujtdo që devijon nga norma.
Pse je kaq i lodhur?
Nëse nuk jeni veçanërisht të afërt me dikë, është më mirë të shmangni shtrimin e kësaj pyetjeje, pasi dikush mund të ketë një problem personal që ju nuk dëshironi ta ndani dhe do t’i vini në siklet që ta shpjegojnë. Ose ndoshta dikush nga natyra duket kështu dhe ju e ofendoni atë. Siç është rasti me njerëzit që kanë rrathë të errët poshtë syve. Disa i kanë që nga lindja. Imagjinoni t’ua bëni këtë pyetje!
Sa vjeç jeni?
Nëse nuk ka një arsye biznesi ose nuk jeni regjistrues, kjo pyetje nuk është as për diskutim dhe as e sjellshme. Që nga momenti kur bëhemi të rritur, mosha është vetëm një numër.
Pse nuk bëni ushtrime apo dietë?
Të pyesësh për çështje delikate si dieta dhe stërvitja është një jo, jo, veçanërisht kur po njihni një person për herë të parë. Nuk është punë e askujt, veçanërisht e një pale të tretë, se si një person e rregullon jetën e tij në lidhje me dietën dhe stërvitjen. Sidomos kur përballë keni një person me mbipeshë, nuk ka pakujdesi më të madhe se kjo pyetje pasi nuk e dini pse ky person e ka këtë peshë shtesë dhe çfarë ka bërë për të apo sa e vështirë e ka pasur. As preteksti klasik “po të them për shëndetin tënd” nuk e justifikon komentin për peshën e të tjerëve. Po me të njëjtën logjikë, pyetja “pse nuk po ha” apo “pse nuk po shton një kilogram” është po aq pa kriter.
Nga jeni?
Ndërkohë që mund të jeni vërtet të interesuar të mësoni për prejardhjen e dikujt, mund të perceptohet si diskriminim ndaj tyre të pyesni për origjinën e tyre. Mund t’i bëjë ata të vënë në dyshim identitetin e tyre dhe t’ju bëjë të dukeni sikur po përpiqeni t’i stereotipizoni.