Ndërsa shumica prej nesh e ka menduar që mosha 20-vjeçare është kulmi i bukurisë dhe energjisë, një studim i fundit sugjeron se mund të kemi gabuar.
Sipas një kërkimi të realizuar nga Boston University School of Medicine dhe i publikuar në revistën shkencore “Jama Dermatology”, femrat arrijnë kulmin e bukurisë dhe formës më të mirë fizike në moshën 38-vjeçare.
Ky studim i bazohet në analiza të imazheve të disa femrave të famshme, të cilat janë konsideruar ikona të bukurisë dhe janë renditur në listën e “People Magazine” për gratë më të bukura në botë.
Ky hulumtim ka nxjerrë në pah se mosha 38 vjeçare është periudha kur femrat shpesh duken më të bukura dhe më të shëndetshme se kurrë, një fakt që mund të jetë befasi për shumëkënd që e lidh bukurinë vetëm me moshën e re.