Çdo mashkull trishtohet, kur humbet gruan që e ka pritur shumë gjatë (shkruar nga një burrë)

Life style

Çdo mashkull trishtohet, kur humbet gruan që e ka pritur shumë gjatë (shkruar nga një burrë)

Më: 20 janar 2025 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Ne do të zhgënjehemi, çdo mashkull herët a vonë trishtohet për humbjen e gruas që e ka pritur për një kohë të gjatë.  Miqtë e mi, më dëgjoni, një grua është gjithmonë e vlefshme. Disa heqje dorë, disa sakrifica, janë të mira. Dhe mos besoni në komeditë romantike të Hollivudit, në ato ku një grua e dashuruar pret me besnikëri dhe duron çdo gjë.

Ai pret gjithë kohën e nevojshme që të kuptojë se çfarë dëshiron nga jeta, ndërton karrierën e tij dhe përfundimisht vendos të marrë përgjegjësinë për një angazhim serioz. Dhe ata jetojnë përgjithmonë të lumtur. Fantastik, apo jo?

Epo, do të ishte mirë nëse jetonim në një komedi romantike.

Por realiteti është ndryshe. Në ditët e sotme, një grua të jep një mundësi. Ndoshta dy dhe e tre nëse jeni një mashkull veçanërisht me fat. Por kur ajo vendos se ka mbaruar, mbaron përgjithmonë, asgjë dhe askush nuk do t’ia ndryshojë mendjen.

Të dashur miq, gratë na japin më shumë mundësi sesa e meritojmë. Pse? Sepse shpesh bien në dashuri me potencialin që ato shohin tek ne. Ato besojnë se do të vijë një ditë që do të bëhemi burra më të mirë. Ato besojnë se një mashkull mund të ndryshojë, që ai të tregojë veten për aftësitë që ajo sheh tek ai. Kjo është arsyeja kryesore pse shumë gra qëndrojnë për një kohë të gjatë në marrëdhënie të tmerrshme dhe të dhunshme.

Por kur një grua kupton se ka duruar mjaft, nuk kthehet më. Ajo do të fillojë të shijojë bukurinë e lirisë, për të rimarrë të gjithë kohën e humbur, për t’u rimbushur me energjitë e harxhuara. Ajo do ta bëjë atë duke ripërdorur jetën e saj dhe duke mbyllur dyert dhe dritaret e së shkuarës. Pa marrë parasysh se sa përpiqet një mashkull ta shpëtojë dhe t’i tregojë asaj se ka ndryshuar, ai nuk do ta kthejë atë prapa.

Gjithçka që mund të bëjë është të vazhdojë dhe ai të bëjë të njëjtën duke u përpjekur të justifikojë dhe ushqej egon e tij duke thënë se ajo kurrë nuk ishte gruaja e duhur apo nuk do ta kishte lënë kurrë atë. E vërteta është se asnjë grua e arsyeshme nuk mund të durojë që të trajtohet keq për një kohë të pacaktuar. Asnjë grua nuk meriton të jetojë një jetë plot stres, dhimbje dhe dramë.

Askush nuk ka të drejtë të burgosë një qenie njerëzore. Një grua e dashuruar largohet, e bën atë për vetëmbrojtje. Miqtë e mi, do të zhgënjehemi me hidhërim se kemi humbur gratë e tilla. Gratë janë në gjendje të na mbështesin, të na inkurajojnë, të besojnë tek ne.

Ne do të zhgënjehemi kur të jemi në krahët e një tjetre që kurrë nuk do na jap të njëjtat emocione, ngushëllime dhe dashuri. Vetëm në ato momente ne do të kuptojmë shkallën e gabimit tonë, sepse kemi pasur një grua me vlera të mëdha përkrah dhe e lamë të shkojë.

Çfarë kam bërë…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat