Me këtë truk do ta keni shumë të lehtë të arrini grimin perfekt të “smokey eyes”

Life style

Me këtë truk do ta keni shumë të lehtë të arrini grimin perfekt të “smokey eyes”

Më: 20 janar 2025 Në ora: 20:28
Ilustrim

Nuk është sekret që shumica prej nesh i pëlqejnë truket që na e bëjnë jetën më të lehtë

Falë “TikTok”-ut, ne shumë shpesh mësojmë hile të vogla që ndihmojnë në bërjen e valëve perfekte në flokët tanë pa nxehtësi, ose si të krijojmë penelin simetrik në pak hapa.

Tashmë, është radha e grimit të syve i njohur si “smokey eyes”, i cili arrihet lehtësisht nëse përdorim aksesorin që kthen qerpikët.

Çfarë duhet të bëni?

Vendoseni pjesën e sipërme të aksesorit mbi kapakun tuaj të mbyllur të syrit dhe duke e përdorur atë si “vizore”, aplikoni tonin/hijen direkt sipër. Në këtë mënyrë theksoni formën e syve tuaj, duke i dhënë thellësi shikimit, pa menduar se ku duhet të aplikoni me saktësi nuancën e errët.

Më pas mund të përdorni sërish kthyesin e qerpikëve për ta bashkuar vijëzimet. Në këtë pikë mund të përdorni ton ose edhe thjesht laps, në varësi të pamjes që dëshironi të arrini. Kaq e thjeshtë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat