Nëse ju është djegur ndonjëherë ushqimi gjatë gatimit ose skuqjes, e dini se sa e vështirë është të pastroni tiganin ose tenxheren.
Por, përpara se të filloni të gërryeni me forcë, provoni një truk më të lehtë për të larguar mbetjet e forcuara të ushqimit.
Nuk do të ju duhet të përdorni kimikate të dëmshme por vetëm përbërës natyralë që do të jenë një mënyrë e shkëlqyer.
Krejt çfarë ju duhet është një qepë dhe uthull të bardhë.
Këta dy përbërës të kombinuar me pak nxehtësi janë gjithçka që ju nevojitet që tigani ose tenxherja e juaj të pastrohet plotësisht.
Për pastrim ju duhet vetëm një qepë e kuqe mesatare dhe rreth 250 mililitra uthull të bardhë.
Qëroni fillimisht qepën e kuqe. Pritini në katër pjesë, dhe më pas në copa më të vogla. Hidhni qepën në një tigan ose tenxhere të djegur dhe shtoni 250 mililitra uthull të bardhë.
Mund të shtoni një sasi më të madhe uthull nëse njollat e zeza nuk janë zhytur plotësisht.
Vendoseni tiganin ose tenxheren mbi nxehtësi të lartë për të ngrohur përzierjen e qepës dhe uthullës.
Kur gjithçka të vlojë, hiqni me kujdes grimcat e djegura nga fundi i tiganit me një lugë druri ose shpatull gome. Ato do të hiqen me lehtësi, pasi aciditeti i qepës dhe uthullës do të depërtojë në njollat e forta. Pasi të keni hequr gjithçka, prisni që tasi të ftohet dhe më pas hidhni mbetjet. Pasi ta keni tharë, ena do të duket si e re.