Teoria e Anjshtanjit/ Ja kush plaket më shpejt

Life style

Teoria e Anjshtanjit/ Ja kush plaket më shpejt

Më: 21 janar 2025 Në ora: 20:49
Anjshtanji

Teoria e relativitetit special nga Anjshtanji në vitin 1905, ndryshoi përgjithmonë kuptimin tonë për universin.

Anjshtanji shpjegoi se nëse lëvizni në lidhje me një vëzhguesin tjetër, do të plakeni më pak se çdo gjë tjetër që mbetet e palëvizshme.

Kjo do të thotë se ora do të trokasë më ngadalë se vëzhguesi i palëvizshëm.

Kjo u vërtetua falë eksperimentit të Hafele dhe Keating në vitin 1971.

Të dy astronomët morën tri orë atomike, ku vetëm njërën e lanë në aeroport dhe bashkë me dy të tjerat i morën me vete në udhëtimet e tyre nëpër rruzullin tokësor.

Udhëtimi i parë u ndërmorr rreth në lindje, i njëjtë drejtim me rrotullimin e tokës dhe tjetri drejt perëndimit kundër rrotullimit të tokës.

Në përfundimin e udhëtimit drejt lindjes orët që ishin marrë me vete ishin 59 miliarda e sekondës pas orës që kishte mbetur në aeroport.

Kurse nga udhëtimi drejt perëndimit ora ishte 273 miliarda e sekondës përpara.

Kjo vërtetoi shumë saktë teorinë e Anjshtanjit.

Pra nëqoftëse nga Shqipëria dikush niset për në SHBA dhe një tjetër për Australi, ky i fundit plaket më pak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat