Martesa është një hap i madh për jetën tonë që shënon një fazë të re, jo domosdoshmërisht të thjeshtë. Teksa dhe vetë dashuria dhe raporti romantik është kompleks, ka disa mënyra për të punuar për ta mbajtur gjallë e të shëndetshme për kohën më të gjatë të mundshme.
Një nga këto mënyra lidhet pikërisht me idenë e të të ‘kapërcyerit’ disa faza të rëndësishme të marrëdhënies që më pas të kurorëzohet e finalizohet me martesë.
1. Faza romantike
Ju jeni të mbushur me adrelinë e pasion, ndjesi të cila përkthehen në hormonet e lumturisë, kortizolit, dopaminëa, oksitocinëa dhe vazopresinë.
Këto hormone rrisin vigjilencën, kënaqësinë, motivimin, besimin, lidhjen, intimitetin seksual, tërheqjen, ndërkohë që reduktojnë trishtimin, frikën dhe mërzinë.
Në këtë fazë ju bini në dashuri, duke besuar se keni gjetur shpirtin tuaj binjak dhe se asgjë nuk mund të shkojë keq. Për shumë njerëz, kjo fazë është vendi ku bëhet vendimi për martesë dhe propozimi.
2. Faza e luftës për dominancë
Faza e muajit të mjaltit për fat të keq nuk është e predispozuar të zgjasë shumë. Pas disa muajsh, zëvendësohet me një fazë tjetër: tentative për dominancën.
Në këtë pikë do të zbuloni se në fakt, partneri juaj, nuk është aq i përsosur.
Ju do të mundoheni t’i riktheni ata në personin që ishin në fillim, pa e kuptuar që ky version në fakt, është vetëvetja e tyre.
3. Faza e dashurisë së "pjekur"
Qoftë para ose gjatë fazës së “Betejës për dominancë” të marrëdhënies suaj, duhet të konsideroni këshillimet paramartesore.
Me udhëzimet nga një terapist i trajnuar për marrëdhënie, ju mund të mësoni një mënyrë efektive për të komunikuar më mirë, për të zgjidhur konfliktet dhe për të thelluar intimitetin.