Jeni takuar shumë herë, telefonatat zgjasin me orë, shkëmbeni mesazhe, madje keni bërë seks dhe e doni atë "si e çmendur", por ai nuk duket aq i dhënë pas jush.
Vrisni mendje përse dhe mendoni se kure është koha për të folur për këtë, pra të sqaroni se ku po shkon marrëdhënia juaj, çfarë “drejtimi” do i jepni dhe çfarë dëshironi nga njëri-tjetri.
Epo, nëse dëgjoni ndonjë nga këto fraza nga ai, duhet të kuptoni se ai nuk dëshiron asgjë më shumë nga ju:
"Unë nuk të meritoj ty"
A nuk ndjeheni një përshtjellim emocionesh kur dëgjoni këtë frazë? Asnjë burrë nuk e beson vërtet këtë, ai thjesht po e thotë sepse mendon se do të të heqë qafe.
“Nuk është faji yt, është i imi"
Përkthim i saktë: “Dua të bëj seks pa asnjë përgjegjësi tjetër edhe nëse ju pëlqen. Nëse dëshironi të njëjtën gjë, mirë, por nëse jo, largohuni."
"Dua të kaloj mirë, por do të shohim në vazhdim"
Që do të thotë, ne kurrë nuk do të kemi asgjë, unë do të kaloj mirë dhe ju do të shpresoni. Është koha të ikni, apo jo?