Aje ndalur ndonjëherë për të menduar se si ca tipare jo aq të rastësishme lidhen gjithmonë me njerëz të së njëjtës shenjë? Sipas disa astrologëve, shenjat tona shfaqen në disa tipare fizike dhe personaliteti të çuditshme dhe shumë specifike. Është koha për ta vënë në provë këtë teori – shikoni se sa mirë përshtateni me tiparet e shenjës suaj.
Ujori: Duart dhe këmbët tuaja janë gjithmonë të ftohta.
Nëse jeni një Ujor, ka shumë mundësi që të jeni mjeshtër i punës në grup dhe të jeni i vendosur kur komunikoni të gjitha ndjenjat. Ju jeni gjithashtu një nga ata njerëz me duar dhe këmbë të ftohta nga akull.
Peshqit: Ju keni një fiksim të çuditshëm me numrin 7.
Për Peshqit, numri shtatë shkon përtej të paturit numër me fat. I lidhur me zhvillimin shpirtëror, psikik dhe intelektual, si dhe me mençurinë dhe arsyetimin më të lartë, numri shtatë është një numër fatsjellës për Peshqit nëse shfaqet në përditshmëri. Nëse shihni një sekuencë shtatash gjatë ditës (ora lexon 7:07, për shembull), me siguri po kaloni një të dië shumë të mirë.
Dashi: Keni një shenjë në ballë ose në fytyrë.
Simboli i dashit për shenjën e Dashit s’është rastësor, njerëzit e kësaj shenje kanë më shumë gjasa të pësojnë lëndime në kokë gjatë jetës së tyre. Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me të qenit të prirur ndaj aksidenteve – Deshët janë të patrembur (dhe, ndonjëherë, të pamatur) dhe shpesh u qasen gjërave të reja me kokë (fjalë për fjalë), veçanërisht kur janë fëmijë.
Demi: Ju i urreni (e përsërisim, i URRENI) mëngjeset.
Nëse alarmi bie në telefonin tuaj, i vendosur çdo pesë minuta para orës 7 të mëngjesit, për ju do të vazhdojë të bjerë deri në pafundësi. Mëngjeset thjesht nuk janë gjëja juaj. Hej, ju sundoheni nga Afërdita, planeti i bukurisë dhe dashurisë dhe njiheni se jeni të përkushtuar, kështu që bën shumë sens që të jeni të përkushtuar ndaj gjumit tuaj të bukurisë.
Binjakët: Ju dukeni më së miri në (dhe dashuroni!) ngjyrat jeshile dhe të verdha.
Të njohur për personalitetet tuaja simpatike, zgjuarsinë dhe faktin se jeni aventurierë, Binjakët shpesh dekorojnë shtëpitë e tyre në nuancat e verdha, të arit ose jeshile dhe kanë tendencë të duken më së miri në to. Binjakët supozohet se mund të “aktivizojnë” fuqitë e nuancave duke i veshur ato.
Gaforrja: Ju pëlqejnë gjërat antike dhe veshjet e vjetra.
Gaforret i duan gjërat që janë unike, diçka që buron nga personalitetet e tyre krijuese, edukative dhe artistike. Të sunduar nga hëna, Gaforret, shpesh artistë ose këngëtarë, janë me shumë mundësi fansa të mëdhenj të veshjeve vintage dhe ndoshta zotërojnë mjaft mobilje të cilësisë së mirë dhe që zgjat në jetë.
Luani: Ju keni fjalë për fjalë një krifë luani për flokë.
Tiparet më të mira dhe më të identifikueshme të Luanëve janë flokët e tyre – gjë që ka kuptim, duke pasur parasysh se simboli i tyre është luani. Pavarësisht nëse keni lindur me një sasi të çmendur flokësh ose keni një dendësi që ta kanë zili të gjithë ata që njihni, ju keni shenjën tuaj (dhe produkte të shkëlqyera për kujdesin e flokëve, sigurisht!) për t’u falënderuar.
Virgjëresha: Keni qenë/Jeni nxënës ekselelentë.
Me etikën tuaj pragmatike të punës, aftësitë organizative dhe përkushtimin intensiv për çdo gjë që ju intereson, nuk është çudi që Virgjëreshat shpesh diplomohen me fleta lavdërimi, në krye të klasës së tyre, shkruan Anabel.
Peshorja: Ju jeni fashionistët e grupit.
Të njohur për veshjet e tyre të shumta, prirjet për ato me çmime të larta dhe dashurinë për rroba shumëngjyrëshe, Peshoret janë stilistë të vërtetë dhe vendosës trendesh që me siguri edhe ushqimin e tyre e fotografojnë dhe e hedhin në Instagram para se ta hanë. Të sunduar nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe bukurisë, Peshoret njihen gjithashtu për pamjen e tyre të bukur – dhe për gropëzat në faqe!
Akrepi: Keni “kulmin e vejushave” në ballë.
Të udhëhequr nga Plutoni, planeti i fuqisë dhe rigjenerimit, Akrepët janë jashtëzakonisht të guximshëm, besnikë dhe të mprehtë si vija e flokëve të tyre. Të demonstruara nga Grace Kelly (e cila ishte një Akrep!), majat e vejushave, të karakterizuara nga një V e dallueshme në qendër të ballit, janë tipari më i dukshëm i Akrepit.
Shigjetari: Nga të gjitha shenjat, ju keni më shumë gjasa të jeni të famshëm.
Nëse jeni një Shigjetar dhe keni ëndërruar të jeni në ekranet e mëdhaja, vazhdoni t’i ndiqni ëndrrat – me sa duket, Shigjetarët, të njohur për tiparet e tyre optimiste, të përkushtuar dhe të sigurt, janë më të redispozuarit nga të gjitha shenjat për t’u bërë të famshëm. Ka një listë me të famshëm për të mbështetur këtë: Brad Pitt, Taylor Sëift, Frank Sinatra, Scarlett Johansson dhe Christina Aguilera.
Bricjapi: Ju jeni (fjalë për fjalë) shefat.
Kontrolloni ditëlindjen e shefit tuaj – nuk duhet të jetë befasi nëse bie midis 2 dhjetorit dhe 19 janarit. Të njohur për aftësinë e tyre për të udhëhequr – dhe personalitetet e tyre besnike, punëtorë dhe të orientuar drejt familjes – Bricjapët punojnë me përkushtim në projekte të mëdha dhe gjithmonë kanë synimet e tyre afatgjata në horizont.