Njerëzit po zbulojnë gjërat që do donin të dinin në të 20-at e tyre - Dhe ato janë syhapëse!

Life style

Njerëzit po zbulojnë gjërat që do donin të dinin në të 20-at e tyre - Dhe ato janë syhapëse!

Më: 28 janar 2025 Në ora: 19:59
Ilustrim

Të 20-at mund të jenë një kohë e trazuar në përpjekje të zbulimit të vetvetes dhe një mendim nga njerëzit që e kanë kaluar tashmë këtë moshë mund të jetë gjithmonë i vlefshëm.

Nëse ke nevojë për frymëzim, ja se çfarë do të donin këta njerëz në të 30-at e tyre t'i thonin vetes së tyre 20-vjeçare:

Ndërmerr rreziqe ose do të bësh të njëjtën gjë për gjithë pjesën tjetër të jetës

Norma në shoqëri është të luash një lojë të sigurt në jetë. Shoqëria thotë të gjesh një punë të parashikueshme që të brengos para kompjuterit dhe të vazhdosh ta bësh këtë për dekada të tëra.

Ne zgjedhim një rrugë me nxitim dhe shpresojmë që të na dalë për mbarë. Të ndryshosh shtigjet nga njëra tek tjetra është shumë e vështirë, kështu që ne rehatohemi në një vend.

Ama ky veprim do të të bëjë gjithmonë të pyesësh veten "po sikur të kisha ndërmarrë një tjetër hap, si do ishte jeta ime?"

"Po sikur"-et të bëjnë të ndihesh tmerrshëm më vonë në jetë. 

Lëviz nga zeroja

Shumë 20 vjeçarë kanë shumë pyetje. Ata mendojnë tepër, ndërlikojnë situatat dhe trembin veten për vdekje me të gjitha opsionet e mundshme.

Truku është të dalësh nga zeroja. Dil dhe bëj disa gjëra. Eksperimento. Shiko çfarë funksionon. Fol me disa njerëz. Synimi numër 1 për një 20-vjeçar është të dalë nga zeroja dhe të tregojë prova të punës.

Askujt s’i intereson për ty. Atyre u intereson se çfarë mund të bësh ti për ta.

Kjo pikë është ajo ku shumë 20 vjeçarë gabojnë. Ata duan të dinë se çfarë mund të bëjë dikush për ta. Ata janë të dëshpëruar për ndihmë. Akoma më keq, ata duan ndihmë falas nga njerëzit e zënë, të cilët kanë arritur 10 herë atë që ata kanë. Bota nuk funksionon kështu.

Të huajt nuk interesohen për ty. Lexoje përsëri.

Publikimet e punëve të tua të japin një avantazh të madh

Ka shumë 20-vjeçarë që janë fantazma. Askush nuk e di se ata ekzistojnë. I kërkon në Google dhe nuk del asgjë. Pra, një i huaj, ose një punëdhënës, supozon se je askushi. Qëllimi i të shkruarit/krijuarit përmbajtje në internet nuk është të bëhesh milioner. Është për të ndarë idetë.

Idetë tërheqin njerëzit. Njerëzit krijojnë mundësi për ty. Pra shkruaj, filmo, dokumento.

Fillimi i një biznesi do të të shkatërrojë

Sipërmarrja është bërë e lavdëruar së fundmi. Në 2 vitet e fundit, gjithçka ka të bëjë me bizneset me një person ose grupe të vogla krijuesish që fitojnë para në internet.

Nuk është se nuk duhet mbështetur kjo lëvizje. Por mos bëj gabim, fillimi i çdo lloj biznesi - pavarësisht sa i madh apo i vogël është ai - do të të grijë nga çdo anë dalëngadalë.

Do të të duhet të mbash shumë kapele: kontabilist/e, avokat/e, mbështetje për klientët, inxhinier/e softuerësh, shef/e marketingu, etj.

Kushdo që mendon se është e lehtë, do të dështojë shumë shpejt.

Alkooli është gjëja më e padobishme në botë

Do të të thonë se është argëtuese të pish alkool. Ndihesh sikur mund t'i shpëtosh për pak realitetit. Është një mënyrë e shkëlqyer për të shtyrë vendimet e vështira. Por ai nuk zgjidh asgjë.

Më e rëndësishmja, alkooli vret qelizat e trurit që do të të nevojiten në jetë. Alkooli është një dremitje. Shmange.

Ata që mendon se janë “cool” dhe argëtohen, e pësojnë më vonë në jetë

Klubet e natës duken argëtuese. Njerëzit duken kaq fantastikë. Ata duken sikur kanë gjithçka. Shpejt në të 30-at e tua, do të ndeshesh me rrjetin social e po të njëjtëve personave dhe ata do të jenë… askund.

Kur jemi në të 20-at, gjithçka ka të bëjë me të qenit “cool”. Më vonë në jetë bëhet e qartë se statusi është i padobishëm. Njerëzit lodhen nga “cool”-llëku.

Në të 30-at, ajo që është interesante është të kesh gjërat e konsoliduara. Sidoqoftë, nuk do ta arrini këtë pikë në të 30-at, nëse i kalon të 20-at me djallin e lezetshëm që i pëlqen muzika e lartë. Mos harro, dobia mbi të qenurit “cool”.

Nëse nuk mëson për paratë, do të jesh gjithmonë viktimë

Jeta do të jetë edhe më e vështirë se sa kujton pa para. Edukimi financiar të shpëton në jetë më shumë se sa mund ta imagjinosh. Është investimi më i mirë për veten që do të bësh ndonjëherë.

Përdor dhe abuzo me një punë 9–5 për të mësuar

Zgjidh të mësuarit, jo kompanitë apo shefat. Nis, vazhdo dhe hidhu nga një punë në tjetrën. Gjej modelet e biznesit. Kupto bazat e marketingut. Ji i/e mirë në ndërtimin e sistemeve. Dhe thjesht përdore një punë për të mësuar.

Pasi të kesh mësuar mjaftueshëm, atëherë përdore atë që ke mësuar për të ndërtuar diçka me kalimin e kohës. Ndoshta një biznes, ndoshta një gjë tjetër, por kurrë mos bjer për “besnikërinë ndaj kompanisë”.

Nëse karriera jote nuk është plot me mësim dhe pësime, ajo po vdes.

Një ego e madhe është gjëja numër 1 që do dëshirosh të shmangësh

Një ego e madhe është si një virus që i largon njerëzit nga ti. Dhe njerëzit janë ata që e bëjnë jetën të mirë. Pra, hiq egon. Ule rëndësinë tënde, sado e ashpër të tingëllojë kjo.

Po jeton në kohën më të mirë në histori për të pasur sukses

Njerëzit gjithmonë duan të mendojnë se e kaluara ishte më e mirë. Nuk ishte. Jeta ishte më e vështirë. Inteligjenca Artificiale sot është në proces të përmirësimit drejt produktivitetit njerëzor. Ka një shans të mirë që punët si pastrimi i rrugës nuk do të kenë më nevojë të bëhen nga njerëzit. Kjo është një fitore e madhe.

Sa kohë e bukur për të qenë gjallë.

Mos i urre të pasurit. Mëso prej tyre.

Urrejtja e njerëzve të pasur nuk të çon askund. Të bën humbës/e.

Mëso nga njerëzit që janë më të pasur se ti. Edhe nëse nuk të pëlqen personaliteti i tyre, përqendrohu në mençurinë që ata ofrojnë. Sepse të gjithë kanë mençuri për të të dhënë - veçanërisht njerëzit të cilët nuk i pëlqen ose me të cilët nuk bie dakord.

Ushtrimi fizik të forcon mendjen

Palestra nuk është një vend për të ndërtuar muskuj.

Palestra është vendi ku arrin përmirësime mendore. Është aty ku ti bën gjëra të vështira dhe ripërcakton limitet e tua. Ky është lloji i të mësuarit që do të të orientojë dhe për jetën.

Të folurit publik të jep një avantazh të jashtëzakonshëm

Të jesh në gjendje të komunikosh është një superfuqi.

Të fut në dhoma me njerëz më të zgjuar se ti dhe të jep vetëbesimin që nuk kishe menduar kurrë se mund ta kishe brenda teje.

Nëse mund të kalosh një ditë të tërë pa telefonin tuaj, kjo është një shenjë e gjërave të mëdha që do të vijnë

Telefonat inteligjentë nuk na kanë bërë gjeni. Na kanë bërë memecë. Ata supozohej të ishin një tru i dytë, por ata janë bërë një zëvendësim për trurin e shumicës së njerëzve.

Aftësia për të kufizuar kohën e kaluar në shikimin e një telefoni në të 20-at, bëhet një avantazh në të 30-at dhe më tej. Askush nuk dëshiron rrijë afër një njeriu të hutuar.

Shumica e gjërave që ndodhin në një telefon nuk janë të rëndësishme. Ato thjesht ndihen si të tilla. Mëso të kesh pjesë të mëdha të kohës larg telefonit.

Pendimet e së ardhmes janë shumë më motivuese sesa kënaqësitë e së ardhmes

Le ta mbyllim këtu. Ka dy mënyra për të qenë të motivuar në jetë: dhimbja dhe kënaqësia që mund të të presë.

Psikologjia thotë se dhimbja na motivon shumë më tepër sesa kënaqësia.

Pra, mendo për të gjitha gjërat për të cilat do të pendohesh që nuk i ke bërë në të 20-at e më tej, dhe do të kesh një nga format më të mëdha të motivimit që ekziston ndonjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat