Miliona njerëz në të gjithë Azinë dhe në botë festojnë Vitin e Ri Hënor që përkon me hënën e parë të re të kalendarit hënor.
I konsideruar gjerësisht si ngjarja më e rëndësishme e vitit për shumë njerëz në Azi dhe disa komunitete aziatike në mbarë botën, Viti i Ri Hënor përfaqëson një fillim të ri për qytetarët që festojnë.
Fishekzjarret, muzika, panairet, vallëzimi i dragoit dhe luanit mbushën rrugët anembanë Azisë ndërsa filluan festimet që zakonisht zgjasin rreth 15 ditë.
Viti i Ri Hënor është festa më e rëndësishme në Kinë një kohë për ribashkim të familjarëve dhe miqve, si dhe përgatitje të shumë ushqimeve.Viti i Gjarprit në 2025, i cili nis sot 29 janar, pritet të sjellë si sfida ashtu edhe mundësi për ata që janë lindur nën këtë shenjë zodiaku sipas horoskopit kinez (1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013).
Edhe pse Gjarpri do të jetë në përplasje me Tai Sui, mbrojtësin e Zotave, një shenjë që shpesh lidhet me fatin e trazuar dhe marrëdhëniet e tensionuara, ende ka zhvillime pozitive për të.
Sipas mjeshtrit të Feng Shui nga Hong Kongu, Tong Pik-ha, Gjarpërinjtë do të kenë fat në aspektin financiar. Pasuritë dhe mundësitë do të vijnë më lehtë, dhe ata inkurajohen të ndjekin mundësi të reja karriere ose iniciativa pa hezituar.