Kur bëhet fjalë për gjuhët e dashurisë, një fakt është se njerëzit e tregojnë dashurinë ndryshe. Disa priren të jenë më verbalë, ndërsa të tjerët priren ta shprehun dashurinë me vepra dhe jo fjalë.
Problemi që kanë shumë njerëz është se ata shpesh nuk e kuptojnë se dikush po u tregon atyre dashuri derisa të jetë tepër vonë. Nëse do një marrëdhënie të admirueshme, atëherë duhet të sigurohesh që po bën gjërat më të mira që mundesh për partnerin/en tënd/e dhe për t’ia filluar, këtu janë disa ide:
1. Fol me të, shumë, për gjithçka
Kur e do dikë, ai person bëhet i besuari yt për pothuajse çdo gjë. Ti i tregon atij për incidente në punë, bisedon me të se sa i bezdisshëm është fqinji ngjitur shtëpisë tënde dhe madje i sugjeron serialet e tua të preferuara.
2. Zgjidh të angazhohesh për të
Njerëzit që janë vërtet të dashuruar nuk e kanë problem të përkushtohen dhe nuk do të kenë asnjë problem të qëndrojnë besnikë. Nëse partneri/ja duhet të të lypë dhe të të përgjërohet për një nga këto gjëra, ti nuk e do atë.
3. Edukoni lidhjen tuaj intime
Njerëzit që s’ndiejnë më dashuri shpesh humbasin çdo tërheqje ndaj personit për të cilin kanë humbur dashurinë. Nëse nuk kërkon më intimitet, ka shumë mundësi që ti të ndalosh së dashuri partnerin/en tënd/e shumë shpejt.
4. Përqendrohu tek zgjidhjet
Njerëzit që janë të dashuruar me dikë do t'i zgjidhin problemet me partnerin/en e tyre përpara se partneri/ja të dalë nga dera. Ti e hap temën sapo të besosh se partneri/ja mund të mos jetë plotësisht i/e lumtur sepse dëshiron ta shohësh atë të buzëqeshur.
5. Beso në shqetësimet e tij/saj
Një person i dashuruar do të bëjë pothuajse gjithçka për të siguruar partnerin/en e tij/saj se gjërat janë në rregull. Nëse ai/ajo thotë se ka një problem me diçka, një person që e do, do të përpiqet t'i zgjidhë gjërat me të, edhe nëse nuk e kupton plotësisht pse i shqetëson ajo gjë.
6. Mos u dorëzo kur gjërat s’janë më aq të bukura
Duhet shumë dashuri që një person të mos largohet kur gjërat nuk janë mirë. Nëse i qëndron partnerit/es përkrahë kur është i/e sëmurë, në depresion ose poshtë me moralin, ti po i tregon se e do atë.
7. Bëj kompromise të nevojshme dhe mos i përdor ato kundër tij/saj
Kompromisi, pavarësisht nëse e pranojmë apo jo, është një akt dashurie. Duhet guxim për të pranuar t’i vendosësh nevojat e dikujt tjetër përpara të tuave. Nëse kompromisi ndihet mirë brenda teje, atëherë ti do dhe veten dhe partnerin/en tënd/e.
8. Dëgjo dhe mbaj mend fjalët e tij/saj
Çdo person dëgjon atë që thotë partneri/ja, por pak njerëz dëgjojnë në mënyrë aktive. A i dëgjon dhe i përgjigjesh asaj që të thotë personi yt i zemrës? A e dëgjon, kupton dhe punon me të? Nëse po, ti po i tregon një akt shumë të bukur dashurie.
9. Mbaje në mendje, zemër dhe planet e tua
Kur dikush dashuron një person tjetër, ai planifikon të jenë së bashku për një kohë të gjatë. Nëse ndalon së mbajturi partnerin/en tënd/e në panoramën e madhe të jetës tënde, është një shenjë se ti nuk e dashuron më atë.
10. Mos tolero që dikush të flasë keq për të
Një person i dashuruar nuk do të lejojë askënd të flasë keq për partnerin/en e tij/saj, madje as për familjen e tij/saj. Arsyeja është sepse njerëzit kanë dëshirën për të mbrojtur atë që u intereson.
11. Duro tiparet e tij/saj të bezdisshme, por të padëmshme
Është e vështirë të mohosh që të gjithë kemi të metat tona. Nëse i duron disa anë negative të partnerit/es, kjo është një mënyrë për të thënë se e do atë pa ia thënë fjalë për fjalë.