Statistikisht, gratë kanë më pak orgazma sesa burrat. Por, patjetër që shumë gjëra mund të përmirësohen.
Një prej tyre është përmirësimi i lëvizjeve në dhomën e gjumit.
Terapistët e seksit thonë se një ndryshim i vogël mund ta bëjë marrëdhënien shumë, shumë më të mirë. E kanë fjalën për pozicionin e seksit.
"Teknika e shtrirjes koitale", e njohur ndryshe si CAT, është një version i misionarit, ku burri qëndron sipër dhe e ngre trupin pak më lart në mënyrë që penisi i tij të fërkohet me klitorin e gruas.
Ja një ilustrim:
Në një studim për gratë që nuk ishin në gjendje të arrinin në orgazëm nga pozicioni i misionarit, i botuar në Journal of Sex and Martal Therapy, thuhet se pasi provuan CAT, gratë raportuan një rritje prej 56% përsa u përket orgazmave. CAT mund t’u vijë në ndihmë grave që kanë nevojë për stimulim klitoral.
Si të realizoni CAT? Filloni me pozicionin tradicional të misionarit, me një jastëk të vogël nën ijet e gruas, për t’i ngritur pak dhe për të mbështetur legenin. Pas penetrimit, partneri duhet të zhvendosë trupin disa centimetra lart.