Përgjatë takimeve dhe njohjeve sentimentale ndodh shpesh që të keni të bëni me meshkuj që nuk ju korrespondojnë, që ndjeni se nuk ju bëjnë të lumtur. Sipas ekspertëve të marrëdhënieve në çift, ekzistojnë 5 tipe meshkujsh që është mirë të shmangen për një marrëdhënie të shëndetshme romantike dhe të qëndrueshme.
Meshkujt narcist
Këta meshkuj janë manipulatorë të klasit të parë dhe mjaft egocentrik. Ata nuk dinë tju japin vlerën e merituar (ndoshta e bëjnë këtë gjë në nisje të marrëdhënies).Përpiqen tju ulin dhe tju largojnë nga të afërmit tuaj. Ata kanë fuqinë psikologjike të dëmtojnë emocionalisht dikë dhe të shprehin xhelozi të shfrenuar dhe të panevojshme. Meshkujt narcist, kanë mungesë të theksuar empatie dhe nuk dijnë të kërkojnë kurrë të falur, përkundrazi janë ata që e bëjnë partnerin të ndihet në faj edhe atëherë kur nuk është rasti. Prirje patologjike për ta vënë tjetrin rreth një qarku vicioz ku qëllimi është të arrijnë të vendosin partnerin në pozita negative duke shfaqur sjellje posesiviteti ekstrem etj. Meshkujt narcist, përvoja ka treguar që nuk kanë jëtëgjatësi në marrëdhëniet që krijojnë si rezultat i sjelljeve manipulative që ata kanë.
Meshkujt impulsiv
Zakonisht këta meshkuj nuk e kontrollojnë dhe nuk kanë aftësinë të menaxhojnë impulsivitetin e tyre. Ata e humbasin kontrollin dhe manifestojnë skena nervozizmi ekstreme dhe të pakontrollueshme. Këta meshkuj e kanë të pamundur të menaxhojnë emocionet e tyre dhe luajnë rolin e viktimës në kurriz të partnerit. Situata të tilla janë traumatike dhe stresante për ata që jetojnë me një partner impulsiv.
Meshkujt që kanë frikë nga angazhimi.
Nëse një mashkull nuk dëshiron të projektojë të ardhmen me ty, mund të jetë një humbje kohe dhe të krijojë konfuzion,pasiguri dhe frustrim në një marrëdhënie. Të jesh i përgjegjshëm është një prirje deri diku e lindur dhe ata të cilën nuk duan të marrin përgjegjësi janë pikërisht ata që i druhen marrëdhënieve. Frika nga ndarja e përgjegjësive, menaxhimi i detyrimeve, përmbushja e detyrave të një bashkëjetese etj.
Meshkujt që janë në kontroll gjatë gjithë kohës
Sipas ekspertëve këta meshkuj, me sensin e tyre të kontrollit nuk do tju lejojnë të jetoni jetën tuaj dhe të jeni vetja juaj e lirë. Pasiguria në vetvete dhe mungesa e vetvlerësimit është burimi i ndjesisë së boshlllëkut, të ndjerit të padobishëm dhe për rrjedhojë i bën ata kontrollues patologjik nga frika e humbjes së tjetrit. Sjelljet kontrolluese, të qenit vigjilent në çdo gjë që bën partneri etj
“Meshkujt Maço”
Nëse vazhdojmë të favorizojmë mashkulloritetin toksik, si provë e seksizmit, një situatë e tillë nuk sjell asgjë pozitive dhe me të ardhme. Jetojmë në shoqëritë e sotme moderne të cilat janë në zhvillim ashtu si dhe vet idetë, është mirë dhe e udhës të fokusohemi tek meshkujt që jetojnë momentin dhe të tashmen për veten por edhe për partnerin në fokus të marrëdhënies së tyre.