Praktika s*ksuale që katërfishon shanset për kancer! Çfarë e shkakton dhe pse

Life style

Praktika s*ksuale që katërfishon shanset për kancer! Çfarë e shkakton dhe pse

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 23:00
Ilustrim

Papillomavirusi i njeriut (HPV) mund të infektojë gojën dhe fytin dhe të shkaktojë kancer orofaringeal, mbështet një studim i ri shkencor i publikuar në CANCER.

Siç raportohet në publikimin përkatës, studiuesit zbuluan se seksi oral me më shumë se 10 partnerë seksualë  shte i lidhur me një probabilitet 4.3 herë më të madh të zhvillimit të kancerit orofaringeal  të lidhur me HPV. Studimi tregoi gjithashtu se seksi oral në një moshë të re dhe më shumë partnerë në një periudhë të shkurtër kohore  u shoqëruan me shanse më të larta të zhvillimit të kancerit të gojës dhe fytit (orofaringeal) të lidhur me HPV-në.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se seksi oral është një faktor i fortë rreziku për kancerin orofaringeal të lidhur me HPV. Pra, për të ekzaminuar se si sjellja e lidhur me seksin oral mund të ndikojë në rrezik, Dr. Virginia Drake dhe kolegët e saj nga Universiteti Johns Hopkins ftuan 163 njerëz me kancer orofaringeal të lidhur me HPV dhe 345 të tjerë pa sëmundje për të përfunduar një studim të sjelljes.

Përveç faktorëve të tillë si koha dhe intensiteti i seksit oral, u duk se njerëzit që kishin partnerë seksualë më të vjetër kur ishin të rinj dhe ata që kishin partnerë në një marrëdhënie jashtëmartesore kishin më shumë gjasa të zhvillonin kancer orofaringeal të lidhur me HPV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat