Dita e Shën Valentinit po afron, çiftet po përgatiten të mbushin rrjetet sociale me histori dashurie dhe foto me çokollata në formë zemre.
Por nga ana tjerët ka edhe beqarë. Me zgjedhje apo sipas rrethanave, këto tre shenja të zodiakut me siguri do të bëjnë një festë solo këtë vit.
Ujori
Ujori nuk është kundër dashurisë, por le të jemi të sinqertë: nëse i duhet të zgjedhë mes një darke romantike me qirinj dhe një diskutimi magjepsës për të ardhmen e njerëzimit, do të zgjedhë këtë të fundit. Ai është aq i pavarur dhe i zhytur në mendimet e tij, saqë nëse nuk i kujtoni se çfarë dite është, ai ka të ngjarë ta harrojë plotësisht.
Shigjetari
Shigjetari është beqar sepse… kështu i ka ardhur puna! Ai është njeriu që dëshiron ta jetojë jetën e tij të lirë, pa angazhime dhe detyrime. Nëse ka ndodhur së fundmi të jetë ndarë, do ta shohë si një mundësi për aventura të reja, ndërsa nëse ka kohë që është vetëm, thjesht po shijon rrugëtimin e jetës. Për Shigjetarin, Dita e Shën Valentinit është si një festë tjetër komerciale që nuk ka shumë kuptim.
Virgjëresha
Nëse ka një shenjë që me të vërtetë nuk e ka problem të jetë vetëm në 14 shkurt, ajo është Virgjëresha. Virgjëresha nuk do të bëjë dramë, nuk do të ankohet, thjesht do të vazhdojë jetën e tij sikur të mos ketë asgjë të keqe. Në fund të fundit, për të lejuar dikë në jetën e vetë, personi tjetër duhet të plotësojë disa kritere (tepër strikte), ndaj fakti që është beqar ndoshta do të thotë se thjesht askush nuk i ka kaluar testet