Për të mbajtur gjallë marrëdhënien tuaj sentimentale do të mjaftonte të praktikoni atë që së fundmi rekomandon studimi, “divorcin e gjumit”. Dhe sipas këtij studimi kjo teknikë, na lejon për të pasur një marrëdhënie dashurie të qëndrueshme dhe të shëndetshme.
Me kalimin e viteve, njerëzit zhvillojnë tipare të ndryshme, shpeshherë të ngjashme por dhe shumë individuale që sido që të jëtë rasti, ato mund të bëhen pengesë dhe të kthehen në bezdi në rutinën e përditshme të secilit nga partnerët. Kjo nuk ka të bëjë me mungesën apo humbjen e dashurisë për tjetrin por me kalimin e viteve, bashkëjetesa kthehet në një stil jetese që për gjithësecilin nga ne pritet të na ofrojë ngrohtësi, rehati dhe të ndjehesh mirë nën lëkurën tënde. Sikurse marrëdhënia nuk është në shkëndijat e para të saj ku pasioni, ndjenja e dashuria janë në lulëzimin e tyre dhe gjithçka e partnerit, sjelljet, vese, tipare të veçanta etj, konsderohen të këndshme dhe të pranueshme, me kalimin e viteve, shfaqja e disa veseve që vijnë me moshën fillojnë të kthehen në bëzdi duke na shkaktuar parehati.
Si psh, një frymëmarrje e fortë, lëvizjet e shpeshta në gjumë, të zgjohesh e të shkosh shpesh në tualet, njëri nga partnerët e do dhomën më të freskët ku tjetri ka ftohtë e do më shumë jorgan mbi supe etj, mund të shkaktojnë mungesë dhe cilësi jo të mirë gjumi. Pikërisht në këtë moment, çiftet praktikojnë “divorcin e gjumit”. Të fjeturit në dhoma dhe krevate të ndara, nuk përbën një dukuri shumë intime dhe sensuale dhe shpeshherë është e lidhur me një traditë të vjetër dhe një dukuri e një brezi më të vjetër. Por studimi ka konfirmuar se 43% e çifteve të këtij mijëvjeçari kanë adoptuar këtë praktikë në SHBA. Historia ka treguar se Mbretëresha e Anglisë, Elisabeta II dhe Princi Filip kanë fjetur në dhoma të ndara përgjatë gjithë martesës së tyre, martesë e cila jetoi në fakt për shumë gjatë. Në kohët e sotme moderne, dukuria e “Divorcit të gjumit” është bërë e zakonshme dhe po praktikohet gjithnjë e më shumë nga çiftet në mbarë botën.
Por a është e vlefshme një metodë e tillë për të mbajtur një marrëdhënie dashurie? Një studim i kryer në vitin 2016 ka treguar se problemet e gjumit ishin gjithmonë të lidhura me problemet mes tyre.” Pas një nate me gjumë të keq, ne jemi më pak të qëndrueshëm emocionalisht"- konfirmon Allie Hare, specialist në mjekësinë e gjumit.