Puthja mund të jetë elementi kryesor i një historie të bukur dashurie! Studjuesit janë përpjekur për të zbuluar faktorët që e bëjnë një puthje të jashtëzakonshme dhe që mund të jetë një arsye kryesore që ju ka mbajtur të mbërthyer pas një personi.
Puthja, është një nga gjestet më romantike dhe deri më sensualja në një marrëdhënie dyshe. Sipas një studimi të realizuar në vitin 2020, puthjet ndihmojnë për ti bërë eksperiencat seksuale më pozitive dhe përmirësojnë kënaqësinë. Si një nga elementet më të rëndësishme në marrëdhëniet në çift, puthjet forcojnë dhe nxisin dëshirën dhe vlërsimin gjithashtu. 44% e pjesëmarrësve në studimin e kryer rreth 5 viteve më parë kanë rrëfyer se kanë humbur interesin për dikë menjëherë pas një puthjeje jo të mirë. Në të njëjtën mënyrë, 14% prej tyre zbuluan se filluan të kenë tërheqje më shumë për dikë pas shkëmbimit të puthjeve të konsideruara të mira.
Si rrjedhojë e kësaj logjike, puthja nuk mund të konsiderohet thjeshtë si një gjest që shkëmbehet me partnerin , një kontakt fizik dhe mekanik i bashkimit të buzëve mes njëri-tjetrit por e rëndësishme të theksohet se shumë gjëra hyjnë në lojë gjatë aktit të shkëmbimit të puthjeve.
Studjuesit nënvizuan se ekzistojnë 4 aspekte të rëndësishme për të realizuar një puthje të kënaqshme:
Ajo që ndjejmë fizikisht
Personi i përfshirë
Momenti dhe koha
Emocionet që puthja provokon.
Pjesëmarrësit në këtë studim konfirmuan se nuk është aspak diçka mekanike.Puthja duhet konsideruar si një gjest arti, si dy njerëz që fillojnë të vallëzojnë së brëndshmi mes njëri tjetrit. Çiftet kanë gjuhën e tyre autentike të komunikimit fizik e kështu ndodh edhe kur shkëmbejnë puthje mes tyre. Disa preferojnë të shkëmbejnë puthje të lehta, të qeta, disa të tjerë luajnë me duart, me flokët etj. Ajo që e bën të quhet një puthje të mrekullueshme, në fakt nuk është domosdoshmërisht mënyrë sesi sillemi por mbi të gjitha janë emocionet pozitive që nxiten. Dashuria, pasioni, dëshira dhe njeriu. Për dikë mund të quhet se tjetri përqafon keq dhe shumë fort, ku për dike tjetër kjo mënyrë përqafimi apo puthjeje është më e mira. Çelësi i suksesit është përputhshmëria edhe në veprime të tilla sa romantike, të ëmbla dhe të rëndësishme dhe shumë intime.