Në një botë ideale, marrëdhëniet intime ndodhin me tërheqje të ndërsjellë. Por realiteti është pak më kompleks. Ndonjëherë, njerëzit përfshihen në akte intime jo sepse duan me të vërtetë, por nga keqardhja, ndjenja e fajit apo edhe thjesht sepse nuk dinë si të thonë “jo”.
Në rubrikën e “kodit të kuq” u shtrua pyetja: A keni kryer ndonjëherë marrëdhënie për mëshirë? Disa histori tregojnë se shqiptarët e kanë gjetur veten në situata ku kanë thënë “po”, edhe pse çdo pjesë e tyre donte të thoshte “jo”.
Disa nga rrëfimet e ndjekësve
#1
“Kisha një shok që vuante nga kanceri dhe një nga pengjet e tij më të mëdha ishte që do vdiste pa provuar si ishte të kryente marrëdhënie. Nisi për mëshire, po s'përfundoi keq të them të drejtën."
#2
“Kishte ardhur nga jashtë shtetit vetëm për mua. U mundova të dukesha sikur po e shijoja, por zëri më tradhtonte. Pasi përfunduam, më pyeti: ‘Sa herë pate orgazëm?’ ‘Zero, o rob, zero!’”
#3
“Ai më donte shumë dhe unë sapo isha ndarë nga i dashuri. Pranova vetëm një herë, ndoshta sepse më erdhi keq - e kuptonte që nuk do ishim kurrë bashkë (ishte i shëmtuar). As nuk e kam parë në sy gjatë aktit dhe besoj që e kuptoi. Nuk folëm më kurrë.”
#4
“Jam tip që nuk di të them ‘jo’ për të mos mërzitur tjetrin… U ngacmova me një vajzë dhe më çau trurin me mesazhe. Kur dolëm, ishte totalisht jashtë çdo preference që kam, por e bëra me sy mbyllur.”
#5
“Isha në një lidhje që kishte marrë fund prej kohësh, por nuk e kisha forcën ta mbyllja. Marrëdhëniet ishin të mërzitshme dhe më dukej sikur po e bëja thjesht për të mbajtur balancën mes nesh, jo sepse kisha dëshirë. Ishte sikur po firmosja një kontratë që nuk doja më ta rinovoja.”
#6
“Jam shtatzënë dhe burri vetëm ma kërkon. E bëj për mëshirë në këtë pikë, se qejfi nuk ma ka dhënë aq. Pas disa kohësh, të bëhet si detyrë.”
#7
“Njëherë dola me një djalë që më kishte shprehur pëlqimin prej muajsh. Nuk kisha asnjë ndjenjë ndaj tij, por më erdhi keq kur e pashë sa emocionohej kur më shihte. Fundja, mendova, çfarë mund të humbas? Më pas u pendova keq.”
#8
“Një vajzë me të cilën kishim qenë shokë për vite më tha se kishte qenë gjithmonë e dashuruar me mua. Nuk doja ta lëndoja, ndaj e bëmë… por ishte më shumë një përvojë e sikletshme sesa diçka që më dha kënaqësi.”
#9
“Një çun që kishte 3 vite që më ngacmonte, por nuk shkruanim e nuk frekuentoheshim, më shkroi papritur. E dija që kishte simpati për mua, filluam të flisnim dhe dolëm për një muaj rregullisht. E bëmë tri herë, me idenë që herën tjetër do ishte më mirë, por ai mbaronte për 2 minuta dhe pastaj nuk i ngrihej më. U zhdukëm nga njëri-tjetri.”
#10
"Nje natë vonë, nje ish (jo i preferuari) më shkroi duke qarë, i dëshpëruar që e kisha harruar. Ishte aq emocional sa nuk dija si ta refuzoja. Nuk doja ta riktheja, por as të shihja dikë duke qarë për mua. Mbaroi dhe ndjeva vetëm peshë."
Siç duket, ndjenja e fajit apo frika se mos përfundon duke zhgënjyer dikë tjetër shpesh na vendos ne situata ku pranojmë diçka qe nuk e duam me të vërtetë. Ju si do të kishit vepruar?