Duket se xhelozia – kur është e pranishme në një masë të logjikshme – është erëza e marrëdhënieve. Mund të jetë për aryse madhore apo jo, por le ta pranojmë: ka pasur momente kur të gjithë kemi qenë xhelozë
Megjithatë, nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme të horoskopit, ndoshta brenda jush zgjohet më shpesh “përbindëshi” i xhelozisë.
Shikoni më poshtë cilët janë shenjat më xheloze:
Dashi
Personat që i përkasin shenjës së Dashit janë plot dëshirë për jetën. Dashi nuk dëshiron të lërë një ditë të kalojë pa u shfrytëzuar.
Këmbëngulës dhe i paduruar, ai i ka zili njerëzit që kanë sukses më shumë se ai. Ai gjithmonë dëshiron të jetë më i miri në gjithçka. Kjo, natyrisht, nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, – derisa xhelozia e tij nuk bëhet “helmuese”, por një forcë prodhuese që e bën atë të evoluojë.
Gaforrja
Gaforret i mbajnë emocionet e tyre thellë brenda vetes. Ata kujdesen shumë për njerëzit që i rrethojnë dhe nëse ndiejnë se marrëdhëniet e tyre kërcënohen, bëhen disi paranojakë dhe… xhelozë. Nëse, për shembull, ju jeni një Gaforre dhe shoqja juaj më e mirë ka filluar të shoqërohet me një person tjetër, atëherë xhelozia do të shfaqet menjëherë. Fillon me pasigurinë tuaj. Keni frikë se shoqja juaj nuk kujdeset për ju dhe se ajo po kalon kohë shumë më të mirë me të tjerët sesa me ju.
Për ta kapërcyer këtë ndjenjë dhe për t’u afruar edhe më shumë me të dashurit tuaj, mbani mend sa argëtoheni së bashku dhe flisni për ato momente me ta. Tregojuni atyre se sa shumë i vlerësoni dhe sa të lumtur jeni që i keni në jetën tuaj.
Luani
Luanët shkëlqejnë kur janë në qendër të vëmendjes. Natyrisht, atyre nuk u pëlqen kur dikush ua merr lavdinë.
Nëse një Luan ndihet i vlerësuar, ata janë më pak të prirur për xhelozi. Megjithatë, nëse një Luan ndihet i pasigurt, atëherë xhelozia e verbon – veçanërisht nëse dikush tjetër ka bërë më mirë se ai. Për të kapërcyer ndjenjën e xhelozisë, kërkoni konfirmim nga njerëzit e dashur që ju e dini se ju vlerësojnë dhe respektojnë.
Akrepi
Është një nga shenjat më krijuese të horoskopit. Akrepi mund të krijojë skenarë të çmendur në mendjen e tij, i shtyrë nga xhelozia dhe të ziejë në zemërimin e tij për një kohë të gjatë.
Ai do të bëjë gjithçka për të zbuluar të vërtetën, edhe nëse ajo ekziston vetëm në mendjen e tij. Ai është nga ata njerëz që e ka gjithmonë në mendje të keqen, pa pasur domosdoshmërisht prova për të. Mundohuni ta përdorni për mirë atë imagjinatë të zhvilluar që keni. Mendoni situata pozitive dhe hiqni dorë nga ato që nuk mund të kontrolloni.