Për shumë njerëz, takimi me njerëz të rinj nuk është i lehtë. Të flasësh me dikë për herë të parë mund të sjellë shumë ankth.
Pra, çfarë duhet të thoni - ose të mos thoni - kur takoni dikë të ri? Individët më të zgjuar e kuptojnë rëndësinë e zgjedhjes së fjalëve me kujdes kur takojnë dikë të ri.
Këtu janë 10 frazat që njerëzit e mençur nuk i thonë kurrë kur takojnë dikë të ri:
1. 'Unë mendoj se...' - Të folurit për veten ju bën të dukeni më pak të sigurt.
Të dëgjuarit është një aftësi thelbësore që na ndihmon të marrim vendime më të mira duke kuptuar me të vërtetë atë që thonë të tjerët. Në vend që të mbizotërojnë bisedën me mendimet e tyre, njerëzit e zgjuar përqendrohen në atë që personi tjetër duhet të ndajë.
2. 'Ke një buzëqeshje fantastike' - Komentet për pamjen mund të kalojnë kufijtë.
“Shmangni komentimin e pamjes ose sendeve të një personi – edhe nëse janë pozitive – kur i takoni për herë të parë. Është tepër personale dhe e pavend. Edhe pasi t'i njihni, kini kujdes se çfarë thoni dhe pse," thonë ekspertët.
3. 'Për kë votove?' - Shmangni bisedat politike me njerëz të rinj.
Nëse mendoni se dikush do të jetë dakord me ju, do të supozoni se marrëdhënia juaj do të forcohet. Por ka një mundësi reale që ju të mos pajtoheni - ku do t'ju çojë kjo pyetje? Njerëzit më të zgjuar e dinë se shmangia e temave politike në diskutimet hyrëse është më e sigurt.
4. 'Jam shumë i/e mërzitur me partnerin/en tim/e' - Kjo krijon një ton negativ dhe ul besimin.
Kur takoni dikë për herë të parë, duhet të vendosni disa mure për mbrojtje. Edhe pse kjo nuk do të thotë që ju duhet ta trajtoni atë person ndryshe, kjo do të thotë që duhet të jeni të kujdesshëm. Asnjëherë nuk e dini nëse kjo bisedë e juaja do të mbetet private si në momentin që po diskutoni.
5. 'Sa i bukur moti sot' - Mbështetja në klishe të mërzitshme ju bën të ndiheni të shkëputur.
Të folurit për motin është bërë një klishe dhe forma më e përdorur e bisedave. Njerëzit e zgjuar shmangin bisedat e vogla për të parandaluar bisedat e cekëta dhe për të krijuar lidhje domethënëse që në fillim.
6. 'Sa vjeç je?' - Kjo mund të ndihet e pavend dhe e pakëndshme për personin tjetër.
Shumica e njerëzve e dinë se pyetja për moshën e dikujt është e papërshtatshme, veçanërisht kur takoheni për herë të parë, dhe mund t'ju bëjë të dukeni si të pasjellshëm ose ndërhyrës.
7. 'Sa muajshe je?' - Supozimi i një shtatzënie është fyes.
Nëse ka një temë po aq të vështirë për t'u ngritur në një bisedë për herë të parë sa mosha, është pesha. Duke pyetur dikë për një shtatzëni që nuk e dini nëse ekziston, ju automatikisht po bëni supozime dhe për peshën e personit përballë.
8. 'A je i/e martuar?' - Pyetja për statusin e marrëdhënies mund t’ju nxjerrë sikur po fusni hundët aty ku nuk ju takon.
Kjo pyetje në dukje e pafajshme që bëni për statusin e marrëdhënies së dikujt mund të përjetësojë stereotipe të dëmshme dhe t'i bëjë të tjerët të mos ndihen rehat. Është në rregull të jeni kuriozë apo të pyesni nëse doni që personi të jetë në një lidhje me ju, por të pyesësh për këtë kërkon takt dhe kohën e duhur.
9. 'Ishte shumë kënaqësi që u njohëm' - Përfundimi shumë i papritur mund të duket i pasinqertë dhe i njëanshëm.
Ndonjëherë, kjo mund të jetë e padëmshme dhe e përshtatshme për të përfunduar një bisedë, por vetëm nëse është vërtet e dyanshme. Nga ana tjetër, nëse ju vetëm bëni pyetje ndërsa tjetri vetëm përgjigjet, përfundimi i papritur i bisedës me këtë frazë mund t'i lërë një shije të keqe.
10. 'Më fal nëse të shqetësoj' - Të kërkoni falje të panevojshme ju bën të dukeni më pak të sigurt.
Shumë njerëz mendojnë se fillimi duke kërkuar falje është qasja më e mirë, por të kërkosh falje përpara se të flasësh mund të ulë besimin e dikujt dhe të dëmtojë vazhdimësinë e kësaj marrëdhënieje ende të panisur.