Nëse e vëreni këtë ndryshim tek partneri i juaj, me shumë mundësi ai po ju tradhton, thotë një hetuese private.
Cassie Croft, e cila drejton një agjenci të licencuar, ka ndarë një aludim që pretendon se zbulon që partneri mund të jetë duke ju tradhtuar.
Siç pohon hetuesja, nëse e keni vënë re që partneri i juaj papritmas ka një hobi të ri, mund të ketë diçka të dyshimtë që po ndodh në marrëdhënien tuaj.
Arsyetimi i saj është se ata që papritmas fillojnë një hobi të ri mund të përpiqen t’i bëjnë përshtypje dikujt me të cilin kanë një lidhje.
“Ne të gjithë e dimë se mbajtja e kodit të telefonit dhe qëndrimi në punë deri vonë janë shenja të mundshme të tradhtisë”, thekson Croft.
“Por një detaj që i mungon shumë njerëzve është zhvillimi i një hobi të ri. Një hobi i ri në vetvete nuk është asgjë e keqe, por nëse shfaqen shenja të tjera, është shumë e dyshimtë”.
Pra, nëse keni pasur një ndjenjë se partneri juaj mund të jetë duke ju tradhtuar – dhe papritmas ai ka një hobi të ri – mund të jetë ndikimi i një personi të ri në jetën e tij.
“Kjo mund të nënkuptojë se ai po përpiqet të bëjë përshtypje dikujt tjetër”, tha Cassie.