Një eksperte mjekësore ka zbuluar se një përqafim i thjeshtë mund t’ju ngrejë humorin kur nuk ndiheni në disponim.
Madje sot njihet edhe “Dita e Përqafimit”, një festë që i bashkëngjitet javës së Shën Valentinit që u bë trend në rrjetet sociale, shkruan Express.co.uk.
Koncepti i Ditës së Përqafimit është të nxjerrë në pah rëndësinë e përhapjes së dashurisë dhe ngrohtësisë përmes përqafimeve të thjeshta.
Alexandra Moorhouse, një mjeke e përgjithshme në Wellson Private Healthcare nga Practice Plus Group, thekson se ndonëse jo të gjithë janë empatikë dhe preferenca për prekjen fizike ndryshon nga personi në person, përqafimet mund të sjellin dobi pozitive. Pra, çfarë i bën përqafimet kaq të dobishme për shëndetin tonë?
“Prekja fizike me një person të cilit i besojmë, qoftë ai një mik, një bashkëshort apo edhe një profesionist i kujdesit shëndetësor, ka treguar se zbut e efektet e stresit në tru”, pohon ekspertja shëndetësore.
“Përqafimet dhe prekjet fizike në përgjithësi, rrisin nivelin e një kimikati në tru të quajtur oksitocinë, një hormon që nxit ndjenjat pozitive dhe ka një ndikim pozitiv në atë se sa të lidhur ndihemi me njerëzit në jetën tonë”.
Ky hormon jo vetëm që na ndihmon të relaksoheni dhe redukton ankthin, por gjithashtu mund të ulë presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.
Madje ka disa prova që sugjerojnë se përqafimi mund të ndikojë se sa intensivisht përjetojmë dhimbje dhe të nxisë gjumë më të mirë.