Çfarë të bësh këtë Shën Valentin, nëse je single

Life style

Çfarë të bësh këtë Shën Valentin, nëse je single

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 20:32
Ilustrim

Kur je çift në mos njëri nga partnerët, tjetri do të ketë një ide, një ftesë, për një darkë, një film apo thjesht një shëtitje. Po nëse je single dhe i velur nga deklaratat me zemra në rrjet?

Katër ide për ta kaluar bukur Shën Valentinin, pavarësisht statusit i gjen më poshtë:

1. Nis një maratonë filmash

Çfarë ka më mirë se një maratonë solo në shtëpi ose në kinema. Në shtëpi do ishte edhe më mirë, pasi nuk të pa njeri që të na shpërqendrojë?

2. Dalja me miqtë

Mund të mos jetë gjëja më origjinale në botë, por gjithsesi është një ilaç: të dalësh me miqtë – por edhe me nënën, motrën ose vëllanë – është një nga mënyrat më të mira për të kaluar ditën e 14 shkurtit.

3. Pizhama party

Pse të mos kthehemi pas në kohë, në ditët e gjimnazit dhe të gjumit me miqtë? Versioni ‘për të rritur’ përfshin një shishe verë të mirë, disa ushqime me vete dhe një maratonë filmash apo serialesh televizive… Argëtimi është i garantuar!

4. Një fundjavë vetëm

Nëse, megjithatë, dëshira juaj është të izoloheni plotësisht, mund të largoheni për një fundjavë krejtësisht vetëm, jashtë qytetit apo edhe jashtë vendit, ndoshta për të zgjedhur një nga propozimet që renditëm më sipër

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat