Këta burra zbuluan arsyet pse u penduan për gratë me të cilat u martuan

Life style

Këta burra zbuluan arsyet pse u penduan për gratë me të cilat u martuan

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Pavarësisht nëse një çift ka disa javë, vite apo dekada të martuar, ata mund të ndjejnë pendesë për personin me të cilin u martuan.

Fatkeqësisht, sipas një sondazhi, 72% e meshkujve pohuan se ishin penduar për martesën e tyre, krahasuar me femrat që ishin 54%.

Sipas 11 burrave, ja arsyet e dhimbshme që ata u penduan për martesën me gratë e tyre

1. Dashuria nuk ka qenë kurrë e ndërsjellë

"Ajo nuk më ka dashur kurrë. Ajo u martua me mua sepse mendoi se dashuria do i rritej me kalimin e kohës."

2. Ne kishim ide drastikisht të ndryshme për konceptin e familjes

"Gruaja ime më gënjeu për planet e saj familjare. Pjesërisht për të pasur fëmijë, kryesisht për ndërtimin e familjes sonë. Përkufizimi i saj për 'familjen tonë' e vendoste nënën e saj në krye të tryezës. Përkufizimi im jo."

3. Ajo ndryshoi në minutën kur u bë bashkëshortja ime

"Personaliteti i saj ndryshoi në mënyrë dramatike nga personi me të cilin takohesha më parë. Ndryshime stereotipike kur u martuam - shumë më pak intimitet dhe më shumë ankesa prej saj. Nuk do të kisha dalë kurrë me personin që ajo u bë pas martese."

4. Ajo u bë shumë nevojtare dhe depresive

"Babai i gruas sime vdiq në kohën kur ne u martuam dhe ajo nuk u shërua kurrë pas vdekjes së tij, pavarësisht përpjekjeve të mia më të mira për ta futur atë në terapi. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët më. Ndjej se po jetoj me një shok dhome dembel, jashtëzakonisht në nevojë. Ne jetojmë dy jetë krejtësisht të ndara."

5. Ajo nuk ishte më 'ajo'

"Më vjen keq që u martova me gruan e gabuar, që isha i papjekur, naiv dhe shumë i etur për të gjetur një grua, kundrejt pritjes për të gjetur gruan e duhur."

6. Asgjë nuk e bënte të lumtur

"Ajo mendoi se blerja e një shtëpie me mua do ta bënte të lumtur. Nuk ndodhi. E shita më pas shtëpinë dhe dola me humbje madje."

7. Ishim shumë të rinj kur u njohëm

"Herën e parë, isha shumë i ri, 23 vjeç, u lidhëm shumë shpejt dhe nuk frenova kur e dija se po dilte situata nga binarët. Ajo që do t'i kisha thënë vetes sime më të re është se në moshën 23 vjeç je thjesht një fëmijë dhe ke shumë më tepër jetë për të jetuar dhe për të gjetur dikë me të cilin je vërtet i përputhshëm."

8. Martesa i tha lamtumirë lirisë time

"Unë jam i martuar. Por i vetmi pikëllim i imi është se më pëlqen koha e lirë që është e pamundur për t’u gjendur."

9. U martuam vetëm sepse ajo më dha ultimatum

"Pranova ultimatumin e saj. Ajo thjesht donte të martohej. Në përgjithësi. Nuk duhej domosdoshmërisht të isha unë."

10. Ajo më përdori

"Ajo më shterroi financiarisht dhe më pas më mashtroi. Pastaj kur u përpoqëm ta zgjidhnim 'për fëmijën', ajo thjesht donte të më bindte të paguaja disa nga faturat e saj me idenë se do të jetonim përsëri bashkë."

11. Nuk u shëruam kurrë nga gabimet e mia

"Nuk pendohem për martesën, më vjen keq që nuk e mbylla më herët. U ndamë sepse u solla si idiot. E mblodha veten dhe u rikthyem për të rritur vajzën tonë. Ishte e qartë menjëherë që ajo nuk më falte vërtet dhe nuk po përpiqej vërtet të më falte. Më dukej sikur po hakmerrej."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat